• |
ide | kryesore

Helmimi nga pula dhe karriera e Schürrle e shkatërruar… nga një kafshatë

-Instant, Sport



Është e lehtë të harrohet, por Andre Schürrle ishte kampion bote. Në vitin 2014 mori pjesë, si protagonist, në ekspeditën gjermane në tokën braziliane. E me lojtarin ende 24 vjec, futbolli dukej se kishte gjetur një tjetër yll të ndritshëm. Por si në rastin e Gotze, nuk shkoi saktësisht ashtu. Por nëse ish-futbollisti mund të fajësojë një problem mjekësor gjenetik, e cila nuk e lejonte të luante vazhdimisht dhe e detyroi të qendronte më shumë se një vit në inaktivitet, fajin që karriera e Schürrle nuk vazhdoi siç pritej, deri në lamtumirën nga futbolli më pak se 30 vjec, e ka një kafshatë pule. Gjë që, siç u tha pak kohë më parë nga The Sun, i kushtoi atij dështimin te Chelsea dhe shumë më tepër.

PULA – Helmimi nga ushqimi është një problem i madh për ata që janë futbollistë e nuk kanë një fizik ekzaktësisht të përbindshëm. Një histori e keqe që nisi pak muaj pas Botërorit, pasojat e së cilës janë ende të freskëta në mendjen e Schürrles. “Më bëri keq një copë pule dhe që nga ai moment nuk kam ngrënë më pulë në jetën time. Kjo ndodhi gjatë një udhëtimi në Poloni. Isha kaq i dobët, humbja tre, katër, apo pesë kilogramë ishte një problem. Mu desh shumë kohë për të rikuperuar forcat. Ndjehesha tmerrësisht keq dhe më dukej sikur nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Në fund zbuluam se ishte salmonela”. Gjë që praktikisht i kushtoi atij fanellën e titullarit te Chelsea.

MOURINHO – “Isha në formë dhe gjithashtu kisha besimin e trajnerit. Pastaj u sëmura dhe nuk pata mundësinë të provoja vlerën time. Dhe kështu kur pati një shans për t’u kthyer në Gjermani, Mourinho më la të shkoja.” Por marrëdhënia me Special One mbetet… speciale. “Kur Chelsea fitoi Kupën e Ligës, Mou më dërgoi një mesazh urimi, duke më thënë të shkoja në Londër për të festuar, sepse në fund të fundit edhe unë e kisha fituar kupën. Ishte një gjest vërtet i bukur”. Por në fund karriera e tij përfundoi në një mënyrë që e la me shumë hidhërim në gojë. Dhe nuk ishte vetëm faji i pulës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *