• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri në pranga, Gjykata e dënon me 3 vite e 4 muaj burg

-Instant, Arkiva, Kryesore



3 vite e 4 muaj burg për Saimir Tahirin. Ish-ministri i brendshëm u dënua sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Beteja e drejtësisë zgjati gati 5 vite.

Tahiri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha gjykatësi.

Prokuroria e Speciale kërkoi 12 vite burgim për Tahirin, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria Speciale kërkoi përfundimisht që ish-ministri të dënohet me 8 vite burg dhe 3 vite mos të ushtrojë funksion publik.

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimin të Organizuar kërkoi praninë e kamerave në sallën ku u dha vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri pas 4 orësh pritje.

Kërcënimet e Saimir Tahirit 

Tahiri ishte fare pranë arrestimit më 19 tetor të vitit 2017. Gati në lot, në “Opinion” ish-ministri kërcënoi duke thënë se edhe nga “qelia më e fundit” do të zbulonte të drejtën e tij.

https://streamable.com/8ry08a

Tahiri do të vazhdonte të prishte gojën para parlamentit disa muaj më pas.

“Mua më mbron e verteta, s’më mbron njeri dhe sdua të më mbrojë njeri. Për mua ka rëndësi e verteta. Asgjë s’ka vlerë tjeter në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj se ka bir nënë e bir kurve që do më pengojë…” – tha Tahiri jashtë dyerve të parlamentit më 19 prill 2018.

Më 1 nëntor të vitit 2018 Tahiri tha në “Opinion” se ai do të kishte rrezikuar burgun, edhe duke qenë i pafajshëm. Kjo u provua e pavërtetë ditën e sotme.

https://streamable.com/e6wo6z

Drejtësia në kurrizin e Saimir Tahirit 

Rreth 5 vite kanë kaluar që nga koha kur Saimir Tahiri u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj.

Prokurori Arenc Çela pati lexuar në pjesën e dytë të akuzës së formuluar, të përqëndruar te provat dhe rrethanat që lidhnin ish-ministrin me vëllezërit Moisi e Floirian Habilaj, të cilët në përgjime i referohen atij si “shefi i madh”.

“Ti mendon… nga një anë borxhet që kemi, nga ana tjetër borxhet që kemi marrë… kemi 75 mijë lekë (75.000 euro) që janë automatikisht borxhe… 30 për “Xhaxhain”… 30 duhet t’ia çoj “Saimirit”… bëjnë 60 … 15 për anijen… nga duhet patjetër… janë 75 mijë lekë… plus 100 që janë. 72 janë të atyre të Fierit… 20 i ka Arseni… 170 mijë lekë. Heqim dhe këta të shtetit që kemi… Nga evidentimi dhe nga bisedat bëjnë referim edhe për Angelo Busacca, i quajtur ndryshe “kokë llamba”, dhe për gomonet që këta vendosin në dispozicionin e tyre”, ka thënë Moisi Habilaj, sipas përgjimeve.

Gjithashtu, prokurorët kthyen në vëmendje përgjimet e anti-mafias italiane, ku Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij flisnin për dhurata në formën e bizhuterive për anëtarët e ish-Ministrit Tahiri.

Akuzat që rënduan mbi Saimir Tahirin 

8 vite heqje lirie për “trafik narkotikësh” kërkuan prokurorët në vitin 2019, në pretencën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Asokohe, detajet e dosjes së lexuar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, përfshinin marrje garancish monetare dhe ndihmë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Këto prova janë mbledhur gjatë përgjimeve të dosjes për grupin e “Habilajve”, grupit të trafikimit të narkotikëve drejt Italisë, me të cilin imazhi i ish-ministrit duket se ishte i lidhur ngushtë. Dhe, në pretencën e Tahirit, provat kryesore të organit të akuzës kanë konsistuar në përgjimet e kësaj dosjeje.

Prokurorët kanë argumentuar se nga përgjimet, të dyshuarit ndihmoheshin nga instancat e larta, duke marrë si shembull një rast kur efektivët prenë 5 mijë bimë kanabisi në Vlorë, por nuk e dogjën drogën, dhe trafikantëve iu kursye gjysma e punës për vjeljen e produktit. Kjo ngjarje supozonte se Policia e Shtetit u përdor si krah pune për veprimtarinë e jashtëligjshme nga trafikantët.

Ngjarjet që fundosën Tahirin

Ngjarja e parë: Përgjimet e Moisi Habilajt, kushëri i Saimir Tahirit, për byzylykun dhuratë

Në përgjimet e autoriteteve italiane, Moisi Habilaj ka deklaruar se i ka blerë bashkëshortes së Saimir Tahirit një byzylyk me vlerë mbi 2000 euro, por sigurohen edhe që emri i Tahirit të mos dalë te bashkëpunëtorët e tjerë, madje faktin që i kanë dhënë para ministrit, nuk duhej ta merrte vesh as nipi.

“Të ketë frikë se nipi mos flasë me dikë tjetër, që i kanë dhënë paratë atij (Bën fjalë për Saimirin)”, ka thënë Moisi Habilaj.

“Moisi Habilaj hyn në makinë dhe i thotë Sabit, që ka marrë dy byzylykë për gruan e Saimirit dhe një për mamanë. Sabi e pyet se sa i kanë shkuar.

Moisi Habilaj: Mjaftueshëm.

Sabaudin Çelaj: 1000 euro?

Moisi Habilaj: Sa?

Sabaudin Çelaj: 2000”,thuhet në dosjen e Prokurorisë për përgjimet.

Ngjarja e dytë: Skafi që lidhte Saimir Tahirin me Habilajt

Prokurorët kanë përmendur edhe dëshmitë e dy shitësve italianë, por edhe të një pjesëtari të grupit të Habilajve, i cili mburrej për afërsinë e Habilajve me ministrin, si dhe pjesëmarrjen e Habilajve për të rregulluar një skaf që Saimir Tahiri kishte përdorur për të shkuar me pushime.

Provat për ta vërtetuar këtë aludim nga prokuroria konsistonin në paraqitjen e Moisi Habilajt me dokumente të mjetit lundrues në Itali, në të cilat ish-Ministri ishte regjistrua si kapiten i skafit, dhe rezultonte se Habilaj kishte paguar shpenzime për riparimet përtej Adriatikut.

Organi i akuzës ka argumentuar se përgjimet dhe provat e tjera tregonin njohjen dhe kontaktet e Habilajve me Tahirin për të kryer trafikun e drogës, ndërsa u akuzua për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por u dënua për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, me vetëm 3 vite shërbim prove.

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për grupin e “Habilajve” një nga më të lakuarat e trafikut të kanabisit drejt Italisë, pas 16 muajsh hetime në Janar të vitit 2019. Përpara gjykatës kanë dalë: Moisi Habilaj , Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Fatmir Minaj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

Ngjarja e tretë: Tahiri nuk justifikon shtimin e pasurisë

Sipas skedave të deklarimit të pasurusë nga Inspektorati I Lartë i Deklarimit të Pasurive (ILDKPI), të marra nga BIRN, Tahiri në vitin 2010 kishte në posedim një apartament të blerë në vitin 2006, me vlerë 89.000 euro, një autoveturë me vlerë 7200 euro dhe kursime familjare në vlerën e 12.200 eurove.

Problemi qëndron sepse në vitin 2017 Tahiri nuk kishte burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar rritjen e pasurisë në 3,399,483 lekë, pavarësisht se në vitin 2015 ai deklaroi marrjen e një kredie në vlerën e “2,100,000 lekë për shlyerjen e një detyrimi financiar”. Birn publikoi skedën e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm.

“Subjekti Saimir Tahiri në vitin 2017 rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat e aseteve në vlerë 3,399,483 lekë (pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar). Në vitin 2015, subjekti deklaron marrjen e një kredie në vlerën 2,100,000 lekë për shlyerjen e një detyrimi financiar, e rikthyer për mosrealizim të qëllimit në fund të vitit 2015. Tahiri deklaron se pas marrëveshjes në zyrën përmbarimore, detyrimi do të shlyhet çdo muaj në llogarinë e paditësve. Subjekti dhe bashkëshortja e tij i deklarojnë llogaritë bankare herë si gjendje në fund të vitit, herë si shtesë/pakësim krahasuar me deklarimin paraardhës, gjë që bën të vështirë arritjen e konkluzioneve të sakta lidhur me likuiditetet bankare. Nisur nga analiza aritmetike, subjekti deri në vitin 2017 rezulton me gjendje likujditetesh bankare në shumën 14,241,019 lekë, ndërkohë që në vitin 2018, ai deklaron si gjendje totale vlerën 9,394,595 lekë.” 



23 Comments

  1. Ska bir kurve te me denoi mua tha ky çilimia ta futi rama te perdori e ta shtriu kullaron ruaj familjen tani se nuk te le partia do zgjasi doten ta ndimoin familjen ,sinqerisht.

    1. Policia qe ne duam, Shqiperia qe ne duam, FALEMINDERIT SAIMIR!
      Keshtu shkruante policia e shtetit kur dha “doreheqjen” Saimiri nga Tepelena .🤮🤮🤮
      E zuren Italianet se per policine tone do ishte akoma ministri me me “Sukses”
      E duam Shqiperine si gjithe Europa ,prrrrrrr!!!

      1. 1 denimi u vonua me vite
        2 denimi eshte ne mase idiote plus qe do shkurtohet me si paraburgim me 1.5 dite per cdo dite, pr ne se rri 2 vjet paraburgim e mbaroi denimin

        3 shfaqja e shemtuar e kimete fytyrebythes me suksese imagjinare

        e FUNDIT

        RAMA E SHITI TAHIRIN
        E SHITI LEFTER KOKEN

        RAMA I SHET TE GJITHE

        KUSH KA MEND LE TI SHKOJE NGA MBRAPA; RAMA LEKE PUSHTET BASHKEPUNETORET CI QI TEMEN SI MEHMET SHEHU

        PYETJA 1 MILION DOLLARESHE, VALLE DO TA SHES DHE LALI ERIN??

    2. Si Sjmire me vjen keqe por si fenomen Jo.. 3 kriminelet që po shkatrrone Shqiprine dhe e kane Shkatrrue duhet arrestuare dhe denuare kera jane Edi Rame Turke Erdogani, Sali Vrasi dhe ilir hajduti !!! Keta 3 hajdute dhe anti Shqiptare duhet vure para drejtsise.. Rrofte Amerika që solli kët dit🇦🇱🇺🇲🇪🇺🇦🇱🇺🇲🇦🇱

  2. 3 vite per trafikimi te stilit mafioz dhe shperdorim detyre te niveleve te larta, te keqen e ramaformes ne drejtesi!!

    Nuk ka nivel me te larte dhe mundesi me shume sec ka ministri brendshem per te demtuar dhe goditur trafikun e narkotikeve, ne vend te behej shembull u “denua” sa per te lare gojen.

    Ne rekurs i konverton ne sherbim prove ose barazim me paraburgimin…

    ps: rama ne cilen qeli do e degdisi perkohesisht? Ne ate te atij qe ja ka vene nickname-n ?

  3. Po MIMI KODHELI qe hapi radaret kur do te vihet para drejtesise? Po SPIROPALI qe hapi dyert e doganave qe te kalonin kamionet me kokaine kur do ti vije Radha?dhe ne fund kur e ka rradhen kryeministri i RISHKATERRIMIT TE SHQIPERISE?

  4. Edhe kur behet nonji gjo e mir me drejtesin, suflaket te cajn karin gam gam. Suflaket njerez krymba. Ishalla terheq kemben zvarr per te tjeret.

    1. Gje e mire eshte kur drejtesia te rrase ne burg koken e kartelit,Ramazanin. Kjo “drejtesi e dhene” eshte me miratimin e Ramazanit qe : Saje, bej nje vit burg per te miren e partise dhe per te me shpqetuar mua. Ne kembim do gezosh milionat e eurove pasuri qe bere si “ministri kampion i droges se Rilindjes”, perndryshe, nese hap gojen mafia te denon me “ligjin e saj”, plumb qorr:).

  5. Vetem SALI BERISHA i ka majt bashkpuntoret. Le te dali i majt i djathte qe i ka hy gjemp ne kemb, kur kan punue per te.

  6. Cdo denim eshte i justifikuar per nje nga kontributoret kryesore ne kthimin e gjysmes se territorit shqiptar ne skene krimi dhe ne ndertimin e mekanizmit me pervers te vjedhjes se zgjedhjeve ne 30 vjet. Ne rrethanat e nje drejtesie totalisht jashte ndikimit do duhej kerkuar nje minute duartrokitje kombetare per trupen gjyqesore qe coi prapa hekurave monstren rilindase.

  7. Pegezoj Zoterinjte e Lapsit qe gjithmone e dine se cfare do te ndodhi dhe ndodhen kurdo here ne kahjen qew e do situata.
    Ju lumte.

  8. Argita Berisha ka arkëtuar qindra mijëra euro në konsulenca ligjore të paguara nga biznesmenë që ndërkohë përfitonin favore nga Sali Berisha kryeministër, e bën atë një avokate të ndershme? Fakti që dhëndri i tij Jamarber Berisha ka investuar dhjetëra milionë euro në ndërtimin e 19 kullave pa treguar asnjëherë prejardhjen e atyre parave, e bën atë një ambjentalist me kapitale trasparente?

    Fakti që djali i tij Shkëlzen Berisha është pasuruar falë konsulencave misterioze apo ndërmjetësimeve në afera që shpesh vareshin nga leje dhe konçesione me origjinë qeveritare

  9. Kurban i Ram perversit e Kimete shurres.

    Kurbanet socialiste do behen pirg vetem te mbajne sorroistet Edvin rama e Linda Basha ne maje.

    i hapen rames bashin e vendit ne PS me duart e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *