• |
ide | kryesore

Kamionistët kundër vaksinimit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kanada

-Instant, Arkiva, Planet



Kryetari i Bashkisë së Otavës, Jim Watson shpalli të dielën gjendjen e jashtëzakonshme, në përgjigje të protestave të kamionistëve, që zgjatën për më shumë se një javë kundër kufizimeve ndaj Covid-19.

Jim Watson tha se qyteti ishte plotësisht jashtë kontrollit, ku demostruesit e kalojnë disa herë numrin e Policisë.

Ai tha se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve.

Kamionistët kanë ‘paralizuar’ qendrën e Otavës, me automjete dhe tenda prej disa ditësh.

“Karvani i Lirisë” filloi si lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët duhet të vaksinohen me detyrim kundër Covid.

Duke folur për radion kanadeze “CFRA”, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më keq duke iu rënë sirenave dhe ndezur fishekzjarrë për ta kthyer të gjithë situatën si një festë në rrugë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *