Katër shtetas shqiptarë dyshohet se janë arratisur nga rajoni i policisë në Hania të Kretës.
Sipas medieve lokale, këta shtetas janë të dënuar për vepra të rënda penale.
Ata ishin dërguar në ishullin e Kretës dhe pritej të çoheshin këtë të hënë paradite në burgun e Ajias në Hania, por në rrethana ende të paqarta mundën të largohen nga rajoni i policisë.
Menjëherë autoritet kanë nisur një operacion kërkimi, por deri tani nuk është bërë e mundur të ndalohet ndonjëri prej tyre.
Mediat greke nuk kanë bërë publik derimë tani identitetin e shqiptarëve.