• |
ide | kryesore

Vrasja në Fier/ Një ditë më parë djali i çiftit iku në Gjermani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 56-vjeçari Petrit Manaj, për motive banale ka vrarë me thikën e bukës bashkëshorten e tij, Valdete Manaj.

Mësohet, se ngjarja fillimisht është raportuar si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim nga vëllai i Petritit, me profesion police.

Pas grumbullimit të provave është thërritur për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve edhe i shoqi i gruas. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen, duke shtuar më tej se dyshonte se e shoqja e tradhtonte, ndaj për këtë arsye ka kryer aktin e rëndë.

“Po unë e vrava, e bëra për xhelozi. Më tradhëtonte,”- është shprehur ai ndër të tjera. Petrit Mamaj është vënë në pranga dhe ndaj janë ngritur akuzat për vrasje.

Sipas fqinjëve, çifti nuk ka pasur probleme, ndërsa një ditë më parë është larguar nga banesa drejt Gjermanisë djali i tyre. Mësohet se viktima punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.



3 Comments

  1. Sa per saktesim edhe ligjor, tradhetia nuk eshte arsye banale. Sipas interpretimit te kodit penal nese e kap gruan ose burrin me nje tjeter dhe e ekzekuton ne vend gjasat jane qe te kategorizohet si vrasje per shkak te tronditjes se rende psiqike dhe te marresh denim shume te ulet. Gjithashtu, tradhetia eshte arsye ligjore per zgjidhje martese dhe per gjithe pasojat e renda qe vijne per familjen e shoqerine nga kjo. Asgje nuk eshte arsye per te vrare, por nese ben hierarkine e interesave te nje njeriu besnikeria bashkeshortore per cdo njeri qendron lart. Nese e quan vrasje per arsye banale nuk do e adresosh si problem apo te edukosh njerezit qe nuk duhet te vrasesh edhe kur cenohesh ne nje interes themelor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *