• |
ide | kryesore

Pas raporteve nga Rusia, reagon presidenti ukrainas: Nuk e kemi parë tërheqjen e trupave ruse

-Instant, Lajme, Planet


Presidenti i Ukrainës ka reaguar për herë të parë pas raporteve se nga Rusia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri.

Për BBC-në, në një bazë të stërvitjeve ushtarake, në Ukrainën perëndimore, Volodymyr Zelensky tha: “Të jem i sinqertë, ne flasim për realitetin dhe nuk kemi parë ende asnjë tërheqje të trupave ruse. Vetëm kemi dëgjuar.”

Ai tha gjithashtu se të gjithë njerëzit presin  de-përshkallëzimin e situatës.

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë që jemi të qetë sepse e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që ka filluar ”, shtoi ai.

Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen do ta shohin të gjithë, jo vetëm ushtria.

“Por tani për tani janë vetëm deklarata.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *