• |
ide | kryesore

FOTO/ A po ikën ushtria ruse? Dalin imazhet satelitore të forcave në kufi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Imazhet më të fundit të marra nga sateliti të ofruara nga kompania amerikane e teknologjisë hapësinore Maxar tregojnë se aktiviteti ushtarak rus vazhdon në shkallë të gjerë pranë kufijve të Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të fundit ruse për de-përshkallëzim dhe tërheqje.

Të marra në mes të shkurtit, këto imazhe ilustrojnë se Ukraina mbetet e rrethuar nga 3 anët e saj në kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë nga pajisje ushtarake ruse dhe trupa të përqendruara.

BBC thotë se është e rëndësishme të kujtohet se prania aktuale ushtarake e Rusisë prej rreth 30 mijë trupash në Bjellorusi, ndërsa është alarmante si për Ukrainën ashtu edhe për NATO-n. Stërvitjet e përbashkëta të dy vendeve janë planifikuar të përfundojnë më 20 shkurt.

Një test kyç i synimeve të Moskës do të tregohet pas asaj date kur imazhet satelitore do të zbulojnë nëse pjesa më e madhe e forcave ruse atje kanë mbetur apo janë larguar. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Po siken Putini or budallallenj. Ai e ka spostuar tashme zemren e ushtrise se kuqe ne kufi dhe cdo rreze veprimi do te kete kete qender tashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *