• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë një shofer kamioni në tragetin që u pushtua nga flakët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të Euroferry Olympia. Ai ishte shofer i një kamion, aty ku edhe u gjet pa jetë.

Shkarkimet e dyoksidit të karbonit brenda anijes kanë rënë dhe kështu ekipet e shpëtimit kanë mundur të hyjnë brenda. Aty e gjetën kufomën e djegur në një kabinë kamioni.

Më herët është shpëtuar një 21-vjeçar nga Bjellorusia, shofer i një kamioni me targa lituaneze.

Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, është shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *