• |
ide | kryesore

Në rrezik edhe Shqipëria? Ministrja e Jashtme e Anglisë parashikon agresion rus edhe në Ballkanin Perëndim

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të vazhdojë luftën me vendet fqinje, nëse lejohet të pushtojë Ukrainën.

Teksa presidenti rus bëri një shfaqje të madhe të fuqisë ushtarake me stërvitjet bërthamore që përfshinin raketa balistike, nëndetëse dhe autokolona tankesh dje, zonja Truss bëri një thirrje të fundit që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për të përballuar agresionin e Moskës.

Truss përdori një intervistë ekskluzive me “The Mail” të dielën për të argumentuar se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë – ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, tha ajo.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?’

Fjalët e Sekretares së Jashtme erdhën ndërsa Boris Johnson paralajmëroi se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë “shkatërrimin e një shteti demokratik” dhe “tronditjet do të ketë jehonë në mbarë botën”.

Duke folur sot në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, kryeministri tha se “oguret janë të zymta” nga Rusia për mundësinë e një pushtimi në ditët në vijim dhe se Bota nuk mund të “nënvlerësojë gravitetin e këtij momenti”. 



8 Comments

  1. Rusija ne fakt ajo qe ishte.ajo nuk pranon ti ofrohet negociata qe snxjerr vetem buk that ajo don negociata qe spreferon as mishin bashk me kinen duan krejt torten dmth sundim boterore . Ka arritur krenari forc dhe teknologji ju cilen pergjigje jepni si prendim .ceshtja eshte .se kujt i dorzoheni .Zotit botna ve apo zotit tokes.njerzve te paditur .kjo esht esenca.ky koment behet si nje perfundim zhvillimesht

  2. Rusija ne fakt ajo qe ishte.ajo nuk pranon ti ofrohet negociata qe snxjerr vetem buk that ajo don negociata qe spreferon as mishin bashk me kinen duan krejt torten dmth sundim boterore . Ka arritur krenari forc dhe teknologji ju cilen pergjigje jepni si prendim .ceshtja eshte .se kujt i dorzoheni .Zotit botna ve apo zotit tokes.njerzve te paditur .kjo esht esenca.ky koment behet si nje perfundim zhvillimesht

    1. Rusija ka interes qe per te fituar betejat i duhet nje fushbetej jashte shtepis vet dhe ka zgjell ballkanin shqiperin si i terheq si magnet te gjith.por e ka te veshtir tashme ta zhvillojn ne shqiperi se i mbesin ushtaret rruges pa mbrrit mir ketu

  3. Per cfare i plas trapi Rusise per nje vend te mbaruar si Shqiperia. Lexoje mire deklaraten se flet per vendet ish sovjetike

  4. Sot kan fuqi per nje luft dinake duke u fshehur ne bunkera.por neser pas shkatrrimi fillojn luftat e trimave lufta e vertetme shpat.vall do ishin aq guzimtar te dilnin ne shesh keta lloj dinaakesh un them jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *