• |
ide | kryesore

Rama pranon se Inceneratorët nuk favorizohen nga Bashkimi Europian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama pranoi në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Inceneratorët se kjo teknologji për trajtimin e plehrave nuk është e preferuara e BE-së.

Pjesë nga debati: 

Jorida Tabaku: Në tre progres raportet e fundit BE është shprehur me shqetësim për inceneratorët si alternativa më pak e preferuar.

Edi Rama: Këtu ishit e saktë. BE ka shprehur shqetësim e vërtetë se nuk është zgjedhja më e preferuar. Por cfarë do të thotë? BE flet për nivelin shumë të ulët, që është thuajse inekzistent i ndarjes në burem të mbetjeve, të riciklimit, se këto janë preferencat e BE. E fundit, ne skemi ndërtuar inceneratorë. Impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incenerimi është komponenti i parafundit. Vërtet që nuk është zgjedhja më e preferuar e BE se sot ndan në burim e riciklon masivisht, por ndërkohë dhe me vendet me standartet më të larta mjedisore, Suedi e Danimarkë, impiantet e përpunimit të enerjgisë janë aty e ndërtohëen sot e gjithë ditën.

Jorida Tabaku: Dhe ju ishit shumë i saktë se për momentin nuk ndodh asnjë incenerim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *