• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ OBSH ngre alarmin për katastrofën e mundshme humanitare

-Instant, Arkiva, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur alarmin për një emergjencë të pritshme shëndetësore në Ukrainë.

“Në mes të konfliktit që po shpaloset me shpejtësi në Ukrainë, Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën përsërit shqetësimin e saj më të thellë për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve të prekur nga kriza në vend dhe ndoshta më gjerë”, tha zyra në një deklaratë, duke paralajmëruar çdo përshkallëzimi i mëtejshëm mund të rezultojë në një katastrofë humanitare.

Kreu europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shtoi se po punonte ngushtë “me të gjithë partnerët e OKB-së në rritjen e shpejtë të gatishmërisë për t’iu përgjigjur urgjencës së pritshme shëndetësore të shkaktuar nga konflikti”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *