• |
ide | kryesore

I painformuar në kohë lufte/ Rama nuk di emrin e strukturës ushtarake të SHBA, të vendosur në Shqipëri (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Kur vjen puna te batutat, kunjat, gallata apo për ndonjë serial në Netlix, kryeministri Edi Rama i ka të rrallë shokët, por kur i duhet të flasë për financat, për procedurat shtetërore, për ligjet apo për ndonjë fushë tjetër të qeverisjes së vendit, aty është e vështirë ta mbash të përqëndruar më shumë se pak minuta.

Në këto momente delikate për vendin, kur e gjithë bota i ka sytë nga lufta në Ukrainë, Ramës iu desh të flasë për çështjet ushtarake. Me një fjalor të varfër dhe i pasigurtë për deklaratat që bënte, ku ra në sy shprehja e kryeministrit se ne “jemi me më të fortët”, apo se “kjo luftë nuk është në Playstation”.

Tjetër moment ishte kur harroi emrin e forcave elitë të ushtrisë amerikane, komanda e të cilave është vendosur në Shqipëri. Në këtë rast, ndërhyri Niko Peleshi që për ta fshehur injorancën e kryeministrit i pëshpëriste në vesh, në fakt duke e bërë akoma më qesharake situatën. Shikoni videon më poshtë:

https://streamable.com/w0ou9i

Kryeministri kishte në mendje Forcat Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane. Ata janë pararojë e çdo ndërhyrje ushtarake të mundshme të SHBA. Shtabi i Komandës Operacioneve Speciale është vendosur në Shqipëri, si një pikë qendrore për ndërveprimin e forcave speciale të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në kohë të vështira si këto mirë është që kryeministri të jetë i informuar për një fakt të rëndësishëm si ky./Lapsi.al



9 Comments

  1. Byk ne pikture, byk ne sport, byk si kryetar i iqeverise; Hajdut i rralle si kryeminister, byk ne punet e qeverise!

  2. Nuk ka ca te vjedhi nga SOCEUR prandaj sja di emrin..ky merhum sbo as per dordolec kur vje puna te lufta..MASKARA QE VETEM KCK E TE SHTYPI POPULLIN E VET DI PER TE TJERAT DHJET GJAK

    1. Ta lene nja 2dite pa ata dhjetra gomer qe e ruajne e nuk do ta shihni me ne shqiperi.arixhi rumanie eshte.

  3. Do ta mesoje po ta vene ne krye ta Nato-s liderin global qe as ne lufte nuk i ndahet Vucicit dhe Ballkanit te hapur.
    E pate se cfare thote i biri i Sorosit, Aleks piciruku, per te: “ShBA dhe Europa jane me fat qe kane aleat Ramen”.
    “Aleati” eshte Salep Sulltani qe shpopullon Shqiperine e del vullnetar ta mbushte me azilante nga cdo lloj konflikti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *