• |
ide | kryesore

Reziku nuklear/ Propaganduesi TV i Putin kërcënon vendet e NATO me përdorimin e armëve bërthamore

-Instant, Arkiva, Kryesore


Vetëm disa orë pasi presidenti rus kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore, “zëdhënësi i propagandës së tij”, spikeri televiziv Dmitry Kiselyov, ka shantazhuar Perëndimin me asgjesim nuklear. Duke folur për televizionin kombëtar rus “Rossiya 1”, Kiselyov ka paralajmëruar shtetet e NATO-s duke përfshirë SHBA-në. Kiselyov u shpreh se nëndetëset ruse mund të qëllojnë me rreth 500 raketa bërthamore, ndaj Perëndimi bën mirë të stepet.

“Rusia ka armët bërthamore që manovrohen nga bombarduesit më të shpejtë e më strategjikë. E mos të përmendim pastaj Forcat Strategjike ruse të Raketave. Potenciali nuklear i Rusisë është më i forti në botë. Putin e paralajmëroi Perëndimin. Mos u përpiqni të friksoni Rusinë”, tha Kiselyov.

Gjatë edicionit informativ “Vesti Nedeli”, që u trasmetua në 11 orare të ndryshme në Rusi, spikeri fajësoi sekretaren britanike të jashtme, Liz Truss se po përpiqej të intimidonte Rusinë. Folësi rus ka tallur ministren e jashtme duke komentuar fjalët e saj ku Truss shprehej se një konflikt i armatosur mes Rusisë dhe NATO-s mund të lindte nga kriza në Ukrainë.

“Një konflikt mes Rusisë dhe NATO-s për Ukrainën?! Një gjë e tillë nuk është dëgjuar kurrë më parë”, tha Kiselyov. Ai shtoi: “Pastaj, me kapacitetin nuklear të Rusisë me armë supersonike si Tsirkon-i, Perëndimi zor se ka ndonjë mundësi kundër nesh”.

Sanksionet e vendosura kundrejt Rusisë nga qeveri të ndryshme

Këto kërcënime janë pjesë e ofensivës mediatike të Kremilinit, objektivi i të cilave është që t’i paraqesë luftëtarët ukrainas si nazistë ndërsa ata rusë t’i bëjë të duken si forca çlirimtare.

Dmitry Kiselyov, një nga propaganduesit më ‘helmues’ në Rusi, ka akuzuar kancelarin gjerman Olad Scholz se po solidarizohet me gjenocidin e ditëve të sotme që sipas tij po bëhet kundrejt të gjithë banorëve rusfolës në Ukrainë.

Ndërkohë folësja tjetër ruse, Olga Skabeyeva tha se ndonëse janë në tërheqje, nazistët ukrainas vazhdojnë ta shkatërrojnë Donbasin.

Folësja ruse, Olga Skabeyeva tha se ndonëse janë në tërheqje, nazistët ukrainas vazhdojnë ta shkatërrojnë Donbasin
Propaganda i paraqet trupat ruse si çlirimtare
Propaganda ruse i paraqet ukrainasit si nazistë

 

Është pikërisht kjo propagandë që ka bërë shumë rusë të jenë të bindur se konflikti është provokuar nga Perëndimi.

“NATO na shtyu në këtë luftë. Ne jemi një popull paqësor. Askush në Rusi nuk donte që kjo të ndodhte. Ukrainasit janë vëllezërit tanë, por ndonjëherë vëllezërve duhet t’i vihet fre nëse u futen ide idiote në kokë”, thotë 61-vjeçari Vladimir Butyrkin, një traktorist në pension.

Të rinjtë rusë, që janë më të aftë me teknologjinë dhe mund të aksesojnë lajme dhe media të pavarura, janë më kritikë ndaj Putin-it dhe pushtimit të tij. Si rrjedhojë e kësaj, Kremlini u ka hequr aksesin në Facebook dhe në disa rrjete të tjera.

Por edhe skuadra kibernetike që punon për “Meta” ka një përgjigje për këtë lëvizje të Moskës. IT-të zyrtarë të “Meta”-s kanë bllokuar një sërë llogarish të rreme ruse dhe kanë hakuar profile të ndryshme që përpiqeshin të shpërndanin lajme të rreme për Ukrainën. Këto llogari kishin filluar fushata dezinformuese, duke mbështetur agresionin rus. Në imazhet qe këto llogari shfaqnin, Ukraina përshkruhej si ushtar i Perëndimit, shkruhet në një deklaratë zyrtare të“Meta”-s.

“Kishin krijuar website dhe hiqeshin si media të pavarura.Po ashtu kemi evidentuar shumë profile të rreme në një sërë platformash duke përfshirë këtu: Facebook, Instagram, Tëitter, You Tube”, thuhet në një postim të META-s.

Një mjet luftues i dëmtuar në Kharkiv

Duke cituar deklarata agresive të NATO-s dhe po ashtu duke përmendur sanksionet e ashpra financiare, Putin dha direktiva që Rusia të bëjë gati armët bërthamore, duke shtuar frikërat se pushtimi i Ukrainës mund të çojë në një luftë bërthamore. Rusia ka arsenalin më të madh në botë të armëve bërthamore dhe një kapacitet të lartë të raketave balistike. Vendin e dytë për fuqi nukleare e zënë SHBA-të. Pas lëvizjes së deklaruar të Putin, zyrtarë amerikanë kanë dalë në deklaratë se përdorimi i armëve bërthamore është totalisht i papranueshëm.

Gjermania nga ana tjetër thotë se urdhrat e fundit të Putin-it kanë ardhur për shkak se ofensiva e tij ka ngecur. Berlini thotë se forcat ruse kanë hasur një rezistencë të fortë nga sulmuesit ukrainas. Ata theksojnë se pavarësisht avancimit të rusëve në territorin ukrainas, hapësira ajrore e Ukrainës mbetet e lirë.

Zyrtarët amerikanë pranojnë se pushtimi i Ukrainës ka qënë më i vështirë dhe më i avashtë sesa Kremilini e kishte parashikuar, ndaj kjo ka ndikuar në mënyrën se si Moska reagon ndaj zhvillimeve të fundit. Një zyrtar i Washingtonit thotë se konflikti, qe duket se është qetësuar disi të dielën, mund të përkeqësohet nëse Rusia ndihmohet me trupa nga Bjellorusia. I njëjti burim ka thënë për Daily Mail se nëse Bjellorusia do të futet ose jo në luftë, kjo do të varet nga ecuria e negociatave që kanë nisur këtë të hënë.

Perëndimi është zotuar se do ta ndihmojë Ukrainën, qoftë duke ashpërsuar sanksionet financiare, qoftë me armatime. Ndërkohë keto shtete besojnë se Putin do të marrë në dorë qeverinë ukrainase, për të vendosur një regjim të vetin, duke riinstaluar influencën e tij mbi shtetet që Moska kishte satelitë në kohën e Luftës së Ftohtë.

Daily Mail/ Pergatiti Lapsi.al


7 Comments

      1. Endri ka pas professor george stephanopoulos ne dc..jane ustallare per fake anything nga “pandemite” e deri te “lufta”

  1. Si i thone asaj shprehjes, nese do hidhje nje bombe berthamore ne Rusi e vetmja gje qe bota do te humbte eshte nje bombe. Sic thoshte Mcain, Rusia eshte reduktuar ne nje stacion gazi me ushtri te madhe. Sigurisht, nuk mund te mohohet qe keto jane elemente kryesore per te pasur ne dore sigurine boterore, sidomos kur me gas nenkupton rreth 500 miliarde m³ ne vit vetem nga Gazprom dhe me ushtri te pakten 6 mije mbushje berthamore. Sidoqofte, ne teresi Rusia eshte nje shperdorim total kohe dhe hapesire. Rusia ka qene edhe 20 milion km², por ka me pak histori, kulture e mendim ne 20 mije km² Europe sesa ne 20 milion Rusi. Sigurisht na ka dhene 4-5 romane dhe pjese muzikore me vlere per botekuptimin njerezor (nje pjese te frymezuara nga shpirti filozofik dhe estetik gjerman) por asgje me shume. Tani eshte sa dyfishi i Kines ne siperfaqe por me GDP me te vogel se Italia, nderkohe qe per GDP per fryme ja kalon edhe Rumania. Imagjino cfare shansi i humbur eshte per boten mbare fakti qe nje territor kaq gjigand e i pasur nuk menaxhohet nga duar e mendje perendimore.
    Deri dje ishte pak me shume asgje, tani duket se nuk e ka te veshtire te shnderrohet ne asgje. Nuk duhet nenvleresuar mentaliteti nihilisht i Ruseve.

  2. Vetem 2 te puthura te nxehta , nje ne Tel Aviv dhe tjetra ne Londer dhe bota qetesisht popullon dhe Marsin ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *