• |
ide | kryesore

Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë

-Instant, Kryesore



Ndonëse kryeministri Shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk sheh asnjë problem midis shpërthimit të luftës në Ukrahinë dhe pasojave që ajo mund të ketë mbi Ballkanin e Hapur, duket se ideja që ai dhe Aleksandar Vuçiç po çojnë me këmbëngulje përpara ka marrë një krisje të thellë pas agresionit të egër të Rusisë dhe refuzimit të Beogradit për tu rreshtuar përkrah partnerëve perendimorë. Gjatë një konference shtypi në fundjavë Rama u rek ta minimizonte këtë impakt (shih videon këtu) duke u përpjekur ta shpërndante përgjegjësinë për Open Balkan dhe duke e paraqitur atë si një ide të mbështetur fuqimisht nga SHBA.

Por në kushtet kur Beogradi i tha jo Europës për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Shqipëria si vend i NATO-s qe e detyruara të bënte të kundërtën, për Ballkanin e hapur shtrohet një pyetje: A do mundeshin të qarkullonin lirshëm mallrat, bizneset dhe kapitalet ruse nëpër një gadishur pa kufij dhe barriera doganore? Kjo dhe shumë të tjera janë pyetjet që kanë lindur pas fillimit të luftës në Ukrainë që shumë analistë po e konsiderojnë si fillimin e luftë së dytë të ftohtë.

Lexo më tej:

Serbia krah Rusisë, Rama nuk heq dorë nga Ballkani i Hapur: Për momentin nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Pra a mund të bashkohen në një projekt të përbashkët, një vend pro perendimor si Shqipëria dhe një tjetër pro rus si Serbia?

Kjo çështë u ngrit kur pas një hezitimi të gjatë aleati ballkanik i Ramës, Vuçiç, vendosi ti thotë jo thirrjes së europianëve për tiu bashkuar sanksioneve ndaj regjimit të Putinit.

Vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se presioni mbi të është tejet i madh për t’i vënë sanksione Rusisë. për shkak të sulmit mbi Ukrainën. Serbia dhe Bjellorusia, janë vendet e vetme në Evropë që refuzuan ta bëjnë këtë.

“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka thënë Vuçiçi sipas radios serbe, B92.

Ndonëse ai deklaroi se e njeh tërësinë e territorit të Ukrainës, ndonëse shumëkush e kupton politikën për të përfituar nga vetoja ruse në OKB, kur vjen fjalë për Kosovn, kjo qe një pikë kyçe që tregoi diferencën e madhe të Beogradit zyrta nga perëndimi. Ish-kryeministri i Suedisë, dhe një nga njohësit më të mirë të ballkanit, Carl Bildt, ka thënë se Serbia me qëndrimin e saj se mbështetet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk i vendos sanksione Rusisë, Serbia e ka diskualifikuar veten nga procesi i anëtarësimit në BE.

“Me këtë qëndrim Serbia de fakto diskualifikon veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk ka hapësirë për anëtarë të rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat tona themelore dhe interesat tona”, shkroi Carl Bildt në Tëitter.

Por nëse ky qëndrim vë në pikpyetje vlerat europiane të Serbisë ka të tjerë më radikalë që mendojnë se një përhapje e virusit të luftës, mund ta shtyjë Vuçiçin të bëjë të njëjtën gjë me kosovën si miku i tij Putin me ambicien e vet për zonat rusofone të Ukrainës, Donjeckun dhe Luganskin. Pra askush nuk mund të vërë bast se në një situatë të re gjeopolitike Beogradi nuk do të tentojë të rikuperojë ushtarakisht ato zona që tentoi të përfitonte me projektin e shkëmbimit të territoreve në 2018.

Për një mundësi të përhapjes së konfliktit të nisur në Ukrainë foli edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai tha të dielën, më 27 shkurt se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Pra a kë më kuptim beteja e Ballkanit të Hapur në këto kushte? A ka kuptim që Shqipëria edhe të mbajë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe të jetë për shkëmbim të lirë marrrash dhe kapitalesh me Serbinë që i refuzon këto sanksione? A ka vend më ky bashkim utopik me rënie kufijsh, nesë po përvijohen muret e një lufte të të ftohtë?

Prandaj kur u pyet për Open Ballkan, në kushtet e reja, Rama u përgjigj si ati ilegjitim i një fëmije kopil. Ai këmbënguli se e vetmja shpresë për projektin e tij dhe të Vuçiçit është mundësia hipotetike e birësimit nga SHBA.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Rama jo vetem spo heq dore, por po ben nje lobim te jashtezakonshem ne SHBA per ta detyru dhe Kosoven qe tebehet pjese.Rama nqs s’do qe ti dale nga besa Vucicit, apo nqs eshte i shantazhuar nga ai, tani e ka rastin ideal per te hequr dore projekti percares, antishqiptar, dhe shkaterrues per kombin dhe sidomos per Shqiperine(jo vetem ekonomikisht). TPervec 100 arsyeve te tjera, perfshi dhe arsyeve te reja (pas luftes ne UKRaine),te merret parasysh edhe rezultati i atyre sondazheve( “mendimeve te popullit”) ato format qe u kerkoi mendim popullit per disa gjera, perfshi OpenBallkan(megjithese ato ishin forma propganade per te dal nga momenti i veshtre qe kishte ato dite nga rrjedhja e informacionit per pagat etj,se ne fakt ska nevoje t”i merret mendimi popullit hic,sepse ai mendim dihet si eshte.. Ky pra eshte shansi i fundit, perndryshe, takuptoje njehere e mire, qe kjo nuk do i falet kurre nga memoria, historia dhe do i qendroje ne biografi gjithe jeten, ashtu sic po i qendrojne atij tradhetarit tjeter Thaci. Shqiptaret ne pergjithesi dhe shqiptaret e Kosoves ne vecanti nuk do ta falin kurre kete gje.

  2. Ramen,tashma e njohim plotesisht.Por ben pershtypje,heshtja e Juri Kimit.Ambasadoresha amerikane i thote partise demokratike,,qe nese keni ne krye nje non grate,nuk do keni mbeshtetjen e Amerikes.Tani qe Vucici ,troc ja tha botes,se Serbia eshte me Rusine,ambasadorja Kim hesht.Rama del e thote se pamvaresisht se cthote Vocici,kjo nuk ndikon tek Open Ballkani jone,dhe perseri Kimi koreanoamerikane,hesht!!!Vucici,krah Rusise,nuk qenka antiamerikan,e per rregull treshi as Rama qe qendron prapa Vucicit prorus,nuk na dilka antiamerikan.Nje lesh e li,por qe ambasadorrja amerikane,qendron stoike ne idiotlleqet e saja,dhe pa piken e turpit,ka surrat e del neper media,njelloj si ato llahingat qe kemi pare tek filmi “Koncert ne vitin 1936!!!!!!!!

  3. Ambasada amerikane me Kim ne krye nuk ka asnje ndryshim nga Putini me politiken percarese qe ka kryer apo me perkrahjen e nje rregjimi qe nuk ka ndryshim nga ai i Putinit
    Keto situata ndodhin dhe se politika amerikane humbet kohe me Berishen se sa me Ukrainen
    Une nuk jam nje fans i Berishes por koha tregoi qe atij i duhet hequr kapelja qe futi Shqiperine NATO dhe kaloi gazin tek ne qe furnizon sot Europen. E keto i beri Berisha zonja Ambasadore . Turp per ju

  4. ‘Open Ballkan’ u justifikua si pjese e rrugetimit te ketyre vendeve per ne BE , perndryshe e kishim bere marreveshjen me Kroacine, Sllovenine, Bullgarine a Rumanine. Edhe SHBA ne kete kontekst e mbeshteti. Tani Serbise po i mohohet perspektiva per ne BE. C’kuptim ka ne te qendrojme ne kete palo marreveshje nese akoma duam te integrohemi ne BE?

  5. Sulmi i Rusise ne Ukraine nuk ndikon asfare tek Open Ballkan.
    Dy kotelet e bindura Rama & Zaja vazhdojne te jene aty poshte tavolines ku kane qene ne pritje te ndonje fotoje zyrtare me shtrengim duarsh treshe.

  6. O lando o pidhmotre patronazhist o ju qift cecenia familjen te gjith si band patropederastash .

  7. Open Ballkan e tradhëtarit të Kombit Shqiptarë Edi Rama. Do perfundojë, kur Sërbia do perjashtohet nga negociatat dhe kandidatura në EU.
    Ajo do të zëvëndësohet me kandidaturën e Ukrainës që e bëri dje.

    Rusia, Sërbia dhe Bjellorusia do të dënohen për 50 vjetë, sic u dënuan Gjermania dhe Austria mbas luftës së dytë botërore. Putini do të shkojë në Hagë në të njëjtën qeli ku ishte burgosur Milloshevici.

  8. Madame Linda e don shqiperine e shkateruar sepse keshtu e don tiut thotë:

    Te gjitha i orkestron Madame Linda shefe e ishullit te qefit asgje nuk behet pa dijenine e saj !!!!’Shqiperine e duan te shkateruar qe te sundojne sa me gjate Zgjohuni !!!

  9. Madame Linda e don shqiperine e shkateruar sepse keshtu e don tutori I saj qe e solli ne pushtet kete “cift” te neveritshem!!!💩💩💩 thotë:

    Te gjitha i orkestron Madame Linda shefe e ishullit te qefit asgje nuk behet pa dijenine e saj !!!!’Shqiperine e duan te shkateruar qe te sundojne sa me gjate Zgjohuni !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *