• |
ide | kryesore

Konflikti në Ukrainë: FIFA drejt përjashtimit të Rusisë nga Botërori, reagon edhe Shqipëria

-Instant, Sport



FIFA është e gatshme të përjashtojë kombëtaren e Rusisë nga play-off për Kupën e Botës në Katar dhe nga çdo kompeticion tjetër ndërkombëtar, deri në njoftimin e dytë. Ky lajm i rëndësishëm është raportuar nga disa media britanike, që citojnë burime pranë Federatës Ndërkombëtare: zyrtarizimi është cështje kohe, por është i sigurtë. Rusia duhej të ndeshej me Poloninë në Moskë më 24 mars, por Szczesny dhe shokët e tij e kishin bërë të ditur tashmë se do të refuzonin të luanin, ashtu si edhe kombëtaret e Suedisë dhe Republikës Çeke, të cilat mund të ishin kundërshtarë të rusëve në finale.

Në një moment të parë, FIFA kishte marrë disa masa që i kishin bërë federatat e përfshira në play-off kundër Rusisë të reagonin të befasuar, ndaj kufizimeve me pak ndikim, të cilat përfshinin: ndalimin e luajtjes së ndeshjeve në tokën ruse; ndalimi i hyrjes në kompeticion me emrin “Rusi” (që do të zëvendësohej me emrin “Unioni i Futbollit të Rusisë”); ndalimi i shfaqjes së flamurit rus dhe luajtja e himnit të Federatës Ruse në ndeshjet ndërkombëtare.

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT: “NUK LUAJMË ME RUSINË NË LIGËN E KOMBEVE
Edhe Shqipëria ka njoftuar gjithashtu se nuk do të luajë kundër Rusisë në ndeshjet e ardhshme të futbollit. Rusia dhe Shqipëria pritet të takohen dy herë në qershorin e ardhshëm në turneun e futbollit të Uefa Nations League. Grupi përfshin gjithashtu Islandën dhe Izraelin. Dy skuadra të tjera skandinave, Norvegjia dhe Danimarka kanë shprehur nga ana e tyre mbështetje për pozicionin e Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke në kërkesën, për të përjashtuar Rusinë nga Playoff për Kupën e Botës 2022 në Katar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *