• |
ide | kryesore

Zhvesh tutat në Moldavi e merr armët në Ukrainë: trajneri i Sheriff i bashkohet rezistencës anti-ruse

-Instant, Sport



Edhe trajneri i Sherif Tiraspol, Yuriy Vernydub, ka vendosur të kthehet në vendlindje dhe t’i bashkohet rezistencës antiruse. Lajmin e bujshëm e ka bërë të ditur portali Zorya Londonsk, i cili publikoi një foto të Vernydub duke buzëqeshur me rroba ushtarake. Vetëm të enjten e kaluar klubi moldav luajti në play-off të Europa League kundër Bragës dhe disa muaj më parë mundi Real Madridin në Santiago Bernabeu në grupin e Champions League ku përfshihej edhe Interi.

Vendimi është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh se Sherifi është ekipi simbolik i rajonit autonom, të panjohur, të Transnistrias, që mban lidhje të forta me të kaluarën e tij sovjetike dhe që gjithashtu strehon municione dhe kontigjente të armatosura ruse brenda territorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *