• |
ide | kryesore

OKB miraton rezolutën që dënon sulmet ruse në Ukrainë, 2 shtete votojnë kundër

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit


Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka votuar për krijimin e një komisioni të pavarur hetimor si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. Anëtarët e OKB-së nga të gjitha rajonet anembanë botës u bashkuan në këshill për të dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës .

“Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka vendosur të krijojë urgjentisht një komision të pavarur ndërkombëtar hetimor si rezultat i agresionit të #Rusisë kundër #Ukrainës”, tha këshilli në një postim në Twitter të premten.

Dy vende, Rusia dhe Eritrea, votuan kundër vendimit dhe 13 shtete anëtare abstenuan, duke përfshirë Kinën, Kubën, Armeninë, Kazakistanin, Indinë, Uzbekistanin dhe Venezuelën.Ishin 32 vende që votuan pro vendimit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *