• |
ide | kryesore

Ballkanin e hapur e vranë në Kiev

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të hapur të ngjajë me një foshnje që ka lindur e vdekur. Më kot kryeministri shqiptar Edi Rama u mundua ta etiketojë votën serbe në OKB, kundër luftës së nisur nga Putini, si një shenjë të unifikimit të kësaj pjese të gadishullit tonë me perëndimin. Ky interpretim i sforcuar dhe abuziv ishte vetëm në përpjekje për të mbrojtur me aq mjete sa kishte në duar, projektin e tij të përbashkët me Vuçiçin.

Lexo më tej:

Qëndrimi ndaj Rusisë/ Vuçiç e ka vënë Ramën në hall

Në fakt, konflikti i hapur në territorin e dikurshëm të BRSS, ne në Ballkan, po na rikujton një gjë: atë se një pjesë dërrmuese e Serbisë dhe mbi të gjitha elita politike në pushtet, përngjan shumë pak me kartolinën që do të na shesë kryeministri ynë.

Protestat masive të së premtes në mbrëmje në Beograd, kur shkelej me këmbë flamuri i BE-së dhe ngrihej lart ai i Rusisë, nuk ishin thjeshtë nisma të grupimeve të vogla prosllave. Ky afishim në krah të Kremlinit ka gjetur prej dhjetë ditësh një tokë pjellore në të gjitha mediat e kontrolluara nga Vuçiçi. Televizionet dhe gazetat serbe, në të cilat regjimi i atyshëm ka një kontroll edhe më të madh sesa ai i Tiranës mbi mediat tona, kanë bërë sistematikisht fajtor perëndimin dhe nacionalistët ukrainas për shpërthimin e luftës. “Në Beograd një pjesë e madhe e mediave janë reshtuar me Moskën dhe servirin propagandën e Kremlinit”, theksonte dy ditë më parë Radio France International. Ndërsa një faqe e specializuar “Le Courrier des Balkans”, për të demostruar përkatësinë e sebëve kundrejt “vëllait të madh rus”, jepte një sërë titujsh të tabloidëve të këtij vendi ku shkëlqente ai i “Objektiv”: “Ariu i zemëruar u zgjua”.  

Pra duhet kuptuar kjo atmosferë e përgjithshme, për të dekriptuar më mirë deklaratat dhe vendimet e politikanëve. Ajo shpjegon se përse, ndonëse nën presionin e fortë të Brukselit, Aleksandar Vuçiçi rrefuzoi të renditej përkrah botës perendimore duke mos pranuar të vëndosë sanksione mbi regjimin e Putinit. Ajo na zbërthen gjithëashtu se përse një aleat i pandashëm i autokratit serb në ushtrimin e gjatë të pushtetit, kryetari i parlamentit, Ivica Daçiç do e arsyetonte shpërthimin e konfliktit në Ukrainë me afrimin e NATO-së në kufijtë rusë. Ajo na zbardh edhe pse një ekstremist tjetër, ministri i brendshëm i Vuçiçit,  Aleksandar Vulin, ka kërcënuar me luftë, nëse Kosova afrohet me Aleancën Atlantike.

Në të gjitha qarqet e pushtetit beogradas nuk mungojnë paralelizmat mes sulmit që Nato bëri në 1999 në Kosovë, kundër regjimit të Millosheviçit me atë ndaj Kremlinit sot, madje ato shkojnë edhe më larg duke aluduar, sipas modelit të Vulin, se precedentët e rajoneve rusofone të Donjeckut dhe Luganskut mund të shërbejnë si percedentë që serbët të kërkojnë veriun e Kosovës.  

Natyrisht, në kohë lufte ka shumë më pak vend për moral, sesa për interesa. Serbia pa dyshim që ka zgjedhur të sajat. Si një shtet i pavarur ajo është në të drejtën e vet që të mbrojë aleancat që i duken të arsyeshme. Ajo mund ta quajë me vend të mos vendosë sanksione ndaj Moskës, duke i kthyer të njëjtin borxh që i ka që prej kohës së Millosheviçit. Ajo mund të mos dojë ta prishë aleancën me Kremlinin, të cilin e ka mbrojtësin kryesor, në Këshillin e Sigurimit, kundër pavarësisë së Kosovës. Ajo është në të drejtën e saj të mbështesë teorinë e një NATO-je agresive, që nuk i ka reshtur provokimet ndaj Rusisë prej tre dekadash. 

Por ama, ti shesësh të gjitha këto si shenja të afilimit të saj me perëndimin, ashtu sikurse u rek të bënte Edi Rama, ky është thjeshtë një naivitet qesharak që nuk e kapërdin askush. Sa do që ai mund të interpretohet si një përpjekje e dëshpëruar në mbrojte të projektit të përbashkët Rama-Vuçiç për Ballkanin e hapur, me luftën në Ukrainë, ky i fundit ka marë një goditje fatale. Dhe kjo për dy arsye kryesore.

Serbia krah Rusisë, Rama nuk heq dorë nga Ballkani i Hapur: Për momentin nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

E para, konkrete dhe praktike. Në një kohë që Serbia mund të qarkullojnë lirshëm mallrat dhe kapitalet ruse, ndërsa Shqipëria ka vënë sanksione, një treg i përbashkët për depërtimin pa kufij të tyre bëhet automatikisht i pamundur.

Së dyti, për arsye ideore dhe politike. Sa herë që Edi Rama ka dashur ti dalë në mbrojtje atij që fillimisht u emërtua si mini-Shengen, kryeministri ynë e ka paraqitur atë si një kopjim të modelit mbi të cilin u themelua Bashkimi Europian. Ai ka përmendur shpesh shembullin e Gjermanisë dhe Francës që sapo patën dalë nga një konflikt vëllavrasës. Por me qëndrimin që Beogradi po mban ndaj luftës së re, kjo fabul ka rënë. Pak rëndësi ka se kush mbron të duhurat apo të gabuarat, por Shqipëria dhe Serbia janë reshtuar në koncepte të ndryshme vlerash.

Atëherë Parisi dhe Boni vendosën të flasin më shumë për çelikun dhe qymyrin sesa për Alzasën dhe Lorenën. Ndërsa në Beograd shqetësimi është se kush do të marrë Donjeckun apo Luganskun dhe nëse kjo hap rrugën për Republika Serbska apo për Miitrovicën e veriut.

Prandaj dhe Ballkani i hapur duket sot më i largët se kurrë. U desh lufta dhe rethimi i Kievit që shumëkush të zgjohej nga ëndërra mashtruese që i treguan në kohë paqeje.     

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Më përpara largohet Serbia nga Open Balkan sesa Rama.

    Open Balkan është projekt i Open Society i finacuesit dhe mbështetësit i Vezirit të Sulltanatit të Surrelit Albanistanas.
    Nuk ka asnjë mundësi që Rama ta braktisë atë pa marë leje nga spekullanti filantrop. Njësoj siç bënë Ukrainasit duke mbajtur iluzione, projekte dhe politika që u sollën zjarrin në shtëpi.

    Për Ramën dhe sektin e tij nuk ka patur arsye më të fortë sesa ajo e sabotimit dhe kërcënimit që i bëjnë Serbët shtetit të Kosovës, por me sa duket izolimi ndërkombëtar dhe rrjeshtimi Serbisë me pushtimin rus do e varrosë këtë projekt serbomadh.

    ps: ti thotë dikush Liderit Global të 4 Oqeaneve se është Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe jo analist PR i asistentes mediatike të Vuçiçit.

  2. Shume e vertete kjo qe ke shkruar. Bravo. Insistimi i Rames, edhe tani qe nuk imagjinohej per Open Balkan, eshte jashte cdo imagjinate edhe te vete militanteve te tij me te zjarrte(ku as ata nuk e duan projektin e vellazerimit me serbet, dhe shpresuan qe me ne fund ky hoqi dore). Por ky jo vetem spo heq dore, por ne cmendurine e tij shkoi dhe me larg: ne momentin qe iu hoq maska para botes serbocetnikeve,si pro-rus te thekur edhe atehere kur ruset vrasin ish-vellezerit e tyre te perbashket,ky shqipfolesi yne guximtar(me gafat antikombetare qe ben cdo dite e me shume), u mundu ne fillim qe si pro-rus ta paraqes Dodikun e Serpskas, dhe Jo Vucicin. Cmenduria dhe antishqiptarizmi i tij, kaloi cdo kufi, kur pardje, u cmend nga gezimi kur Vucici votoi pro “mbrojtjes se integritetit territorial te Ukraines(ku ne fakt me vone Vucici do arsyetohet se duke mbrojt integritetin e tjetrti, mbrojta integritetin e Serbise,ku sipas serbo-gomereve qe akoma jane ne gjume, Kosova eshte pjese e tyre),Dhe mu para nesh, e zeza ne te bardhe, shiqp fare, troc fare , e shprehu hapur gezimin qe VUcicit iu la fytra para botes(ashtu sic e paraqiti Vucicin si humanitar qe qan per femijet shqiptar, kur ndodhi termeti,), dhe bile mashtroi sy per sy kur tha se tani balkani perendimor eshte me i bashkuar se kurre,ku ne fakt si asnjehere me pare te gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor,nuk kane dal kaq hapur kunder serbise sa tani(perjashto shokun e Vucos,qe eshte i vetmi politikan shqiptar pro serbeve/Vucicit/OB,dhe per shak te konpetencave qe ka, fatkeqesisht zeri dhe qendrimi i tij,flet ne emer te Shqiperise zyrtare. Ate qe po bejme gjtihe shtete e Ballkanit,tani kunder Serbise dhe per ta fut Kosoven ne NATO, ky po ben te kunderten. Tamam si Legjenda e Rozafes. Kosova dhe shqiptaret ndertojne diten, ky dhe Vucici prishin naten.

    1. Si zakonisht jamm kryesisht dakord me komentin tend Arber, vecse une gjykoj se ne kete moment, pavaresisht se me pare nuk interesonte, Serbise i intereson cenimi i integritetit territorial te Ukrahines me justifikime etnike sepse i jap rrugen per te shkeputur territoret nga Kosova dhe Bosnja. Ajo qe nuk i interesonte para 15- 20 vjetesh tashme besoj se tani i intereson. Edhe nje gje… pse e quan naiv kete Abazovicin se ne ketej nga Shqiperia nuk eshte se e njohim mire.

      1. Neri,Serbia thjesht e perdor te ashtuquajturin “integriteti territorial te saj”sa per te fitu kohe,sa per ta shty njiohjen e Kosoves,pra per ta shty fuqizimin e shqiptareve ne Ballkan,sepse edhe vete ata e dine qe nuk ka force ne kete bote, bile asRusia atomike, qe mund t’ia marr veriun Kosoves,sepse do ishte je lufte deri ne shqiptarin apo serbin e fundit, dhe ne keto rrethana e di qe luften me shqiptaret e ka 100% te humbur. Dhe lufta ne Ukraine, shtetit te fundit qe i interesoi, eshte Serbia,sepse e para, kujt i shkonte mendja qe Rusia e mitizuar do shkermmoqej aq shpejte, dhe aq keq.Epo kjo Rusi ishte e vetmja shprese per serbet. E dyta, Serbia me shume se kushdo ne kete bote, (normalisht per interesat e saja) eshte munduar te bashkoje boten sllave. E vertete qe Ukraina ndihmoi sllavoMaqedonasit per te vrare vellezerit tane, (dhe pavaresisht se deri diku e arsyetojme ,kete sdo ia harrojme kurre) por mos te harrojme, pervec se ishte Ukraina e udhehequr nga nje pro-rus, arsyeja tjeter kryesore ishte se shteteve sllave ua ka shplare turin serbia duke, na paraqitur si radikal terrorist fetare dhe qe po ia sulmojme kishat,dhe po bejme lufte fetare kudner serbeve.(prandaj humben ne Unesco se nuk e ke idene cfare propagande perdoren)Pra me pak fjale bota sllave qe serbia u mundua ta bashkoje,u perca,dhe ne tani kemi epersi qe te pakten formalisht, sa per politike zyrtare te fitojme perkhrahejn e shteteve te tjera sllave anti-ruse(perfshi Ukrainen) karshi Serbise.
        Prer Dritanin e pata fjalen naiv, ne besimin e teorise se Rames-Veliaj se gjoja SHBA perkrah Open Balkan, se ne fakt nuk eshte naiv fare, por super trim dhe i zoti.Por nqs ben deklarata pro Ballkanit te Hapur, i ben se ose do t’ia ktheje borxhin e super pritjes, Rama-Veliaj, kur ne fakt dihet qe malazezet jane kunderdhe sdo e lene, ose vertete ia kane mbush mendjen keta dy super propaganduesit.

  3. Edi Rama, Ballkani i hapur nuk kalon, do apo sdo ti.Keq qe nuk e kuptove ne kohe,por perfundove ne histori si tradhetar, bile me ke tradhetar se Thaci. Open Balkan eshte aq i demshem sa edhe po ta njohi serbia Pavaresine e Kosoves, nuk ben por ok te pakten atehere fitojme dicka, dhe mund te dalim pas ca vitesh, por ky e ofroi shqiperine Falas, dhe kunder interesit te Kosoves.
    Si perfaqesue i Shqiperise e bile i gjithe shqiptareve ne Balkkan, shteti yne mik,(Merkel) te dha shansin te jesh lider i Vendeve te Ballkanit.Ti ia ktheve duke e kritiku Merkelin qe te shoh punet e Gjermanise , se punet e shqiptareve i shohim vete (ne intervisten kur po mbroje shkembimin e territoreve-pra ndajrjen e veriut). Ne momentin qe miku yne tjeter, duke te pare qe je fut ne rruge te keqe, te beri pjese e Keshillit te sigurimit e se fundi edhe bashkpenembajtese me SHBA(ku pak shtete e kane pas kete fat), ti(qe me duket sta ben zemra te shkosh nga perendimi dhe nga interesi kombetar) ,edhe ne momentin kur Open Balkan vdiq, ti po e ringjall ate, dhe po ia pastron fytyren Vucicit dhe serbeve para botes. DHe me e keqja, per ata qe se dine, ky po ben nje lobin te jashtezakonshem, tek SHBA dhe BE qe ti bejne presion Kosoves per tu fut ne Open Ballkan. Ky dhe Veliaj pasi para kamerave i bene nje pritje spektakolare Dritan Abazoviqit(ku si zakonisht nuk mungoi as celesi i I Tiranes),prapa kamerave i kerkuan me ngulm qe te fusi dhe Malin e Zi ne kete projekt, duke perdor arsyetimin se na kerkoka SHBA.Natyrisht ngaqe vete nuk guxon qe publikisht te beje kete mashtrim,sepse ne radhe te pare po t’ia kerkonte SHBA ne koefidence ky sdo guxonte ta citonte SHBA, e nxiti ate Dritanin naiv, qe ti futej asaj rruge.

  4. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,EDI RAMES ,MET VELIUT,DHE ALEXANDER VUCICIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NUK DOREZOHET ,YMERI KA VENDOSUR TE JA FUS KARIN NE BYTH EDI RAMES ,ALEXANDER VUCIC DHE VLADIMIR PUTINIT DHE TE PUNOJNE FORT PER BALLKANIN E HAPUR OSE ME THJESHT SERBIA E MADHE

  5. YMER GELBAZA PER MORALIN E LUFTES LARTE KA VENDOSUR TJA FUS LLAPEN NE BYTH VLADIMIR PUTINIT ,ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES- thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH DRIR HALE’s Dhe VELLAIT TE KIMETES

  6. Mbushni hartime ju sa te doni,
    luftarake kunder Serbit – Sali,
    vec per Open Ballkan pushoni,
    se me keni mua aty brenda tij.

    Shkruani pa fund edhe pa ane,
    kunder Putinit mos u druani hic,
    ama, nje favor i kerkoj te gjitheve,
    saken se me shani gje mikun Vucic!

    Perdite mos ju pertoje dora fare,
    te derrmoni e mallkoni Serbin – Sali,
    por ama per mua kurre mos u ankoni,
    edhe kur jua sjell Vucicin mu ne shtepi!

  7. YMER GELBAZA INFO: GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS,INCESTI NE FAMILJEN E EDI RAMES VAZHDON… thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN SE NUK PO JAP POSTIN E DREJTORIT TE TOP QENEFIT

  8. Vallai po nuk e hoqem Ramen,e kemi punen keq. Po e votuam edhe tani, me 6 mars, mire t’na beje.E meritojme

    1. Merru me Esatin Pashen e 2022, lere ate te vjetrin. Per serbet kane sherbyer te dy, si Esat Pasha ,ashtu dhe Ed Rama

  9. YMER GELBAZA VIRGJIRINE E HUMBI NE FSHATIN E TIJ KUR PUNONTE QOBAN,YMER JA FUTI KARIN NE BYTH NJE DHIE TE KOMSHIUT TE TIJ thotë:

    YMER GREG KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTHES ANDI BUSHATIT ,FATOS LUBONJES ,ARMAND SHKULLAKUT,ENTON ABILEKAJ DHE ALBIN KURTIT

  10. E c’fare pastaj,eshte i hapur apo i mbyllur apo i mbyllur dhe i hapur,cel e mbyll o bo kjo pune.
    Bushat do te japim nje medalje nga ato te Metes qe ja jep dhe barinjve te lopeve.
    Putini po thote qe ka shqiptare qe luftojne si mercenare perkrah ukrahines dhe te gjith(perfshi ketu edhe ambasadoren amerikane ne Tirane)qe ta mohojne.
    Besoj se nuk ka absolutisht asnje shqiptar por ka nje POR te madhe sepse Putini do ta fusi Shqiperine ne vendet qe e kane sulmuar Rusine???
    Pse??

  11. Epo shyqyr na erdhi rasti ta ndeshkojme Ramen. Neser ka zgjedhje.Kujtojini te gjitha ca na ka bere dhe ndeshkojeni me vote

  12. Tre muajt e parë të dënimit i shtyu duke thënë se ka dërguar një letër në një gjykatë në Francë dhe posta e ka dorëzuar. Tre muajt e dytë i shtyu duke i gënjyer që më 11 dhjetor do bëhet kryetar i PD. Tre muajt e tretë po i shtyn duke i gënjyer me 6 marsin.

  13. YMER GELBAZA KUR MASTUBON NGA KARI I RRJEDH QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT thotë:

    YMER IK FUTJA LLAPEN NE BYTH EDI RAMES ,ISA MORINES,DULLA KOTIT DHE BATON HAXHIUT

  14. O Bushat mos u bej o bure edhe ty si ai Agim Newhouse dhe Enver Bytyqi we na cane trapin me open Balkan,Kwajalein i those te luftosh me mullinjte e eres.

    1. o Teso, meqe te pengon te te shahet lideri global, pse si thoni atij psikopati, te kemi votuar deri tani, dhe do te votojme prape por me kusht qe disa gjera te gabuara qe ke bere ,mos ti besh. Se po e mbeshtetet keshtu qorrazi cfare do qe te bej ai, nuk e ndihmoni perkundrazi i jepni krahe qe te beje keto qe po ben psikopati. Ti psh po mos ta propozonte psikopati, do e doje Ballkanin e hapur, rritjen e cmimit te naftes, rritjen e taksave ,cmimeve?

  15. Bushat pa merak se sot i japim nje mesim te mire ne zgjedhje hajdutit. Socialistet as spo dalin te votojne fare, megjithese me mire te dilnin dhe ta votonin kunder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *