• |
ide | kryesore

Zgjedhjet/ PS dominon Vorën, Berisha dominon Bashën me vota

-Instant, Arkiva, Lajme
ruse, Berisha



Nga Arbër Kaceli

Bashkinë e parë për të cilën doli rezultati i zgjedhjeve të pjesshme vendore, atë të Vorës, e fitoi kandidati socialist Blerim Shera. Me gjithë rëndësinë që ka zakonisht emri i fituesit në zgjedhje, këto të ditës së sotme ishin ndryshe. Në këto zgjedhje fokusi i publikut është zhvendosur pothuajse në mënyrë të barazvlefshme tek vendi i dytë apo i tretë në garë. Kjo për shkak të krisjes së Partisë Demokratike dhe ëndjes së publikut për të kuptuar njëherë e mirë se kush është shumica e vërtetë në opozitë.

Edhe pse dy kandidatët e opozitës për Bashkinë e Vorës janë humbës përballë kandidatit socialist, i cili ishte shkëputur me gati 5 mijë vota nga vendi i dytë, rezultati i shpallur mbrëmjen e sotme për Vorën tregon një hendek të madh mes opozitës së Sali Berishës dhe asaj të Lulzim Bashës.

Rezultati flet vetë. 2598 vota për Lulzim Vranën e “Shtëpisë së Lirisë”, ndërsa vetëm 687 vota për Ymer Markun e PD-së zyrtare. Diferenca në vota është 3.7 herë më e lartë në favor të kandidatit të Sali Berishës, pothuajse 4 herë më e lartë.

Edhe pse janë pesë bashki të tjera për të cilat pritet të dalë rezultati, kjo e para jep një mesazh të fortë. PD-ja zyrtare në Vorë u vendos në pozicionin e një partie që zë fundin e një koalicioni opozitar. Ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës non-grata dhe LSI-së së rrudhur e konsumuar mori formën e partisë prijëse të opozitës.

Ky rezultat me këtë diferencë të thellë vulos, të paktën në një bashki, atë që ithtarët e Sali Berishës e trumpetonin prej kohësh. Karrigia e kryetarit të PD-së nuk i përket Lulzim Bashës dhe se ai është një e keqe që duhet hequr me çdo kusht.

Momentalisht, kjo diferencë stratosferike provon tezën se acarimi që shfaqi Lulzim Basha dhe klani i tij kur Presidenti Meta i shpalli papritur zgjedhjet dy muaj më parë, vinte nga frika e një përballje me Berishën në terren. Ky rezultat provon edhe se relativizimi që i bëri Lulzim Basha këtyre zgjedhjeve me një fushatë në hije, duke mos i vënë gjoksin siç bëri Sali Berisha, ishte një manovër për të nënvlersuar rezultatin që sot, në pamje të parë, ai dukej se i frikësohej.

Megjithatë, pjesëmarrja e ulët ditën e sotme nuk duhet anashkaluar. As fakti që Vora është një bashki e vogël dhe mund të mos japë indiciet më të sakta të pozicionimit të faktorëve politikë krahasuar me zgjedhje në shkallë më të gjerë. Përpos këtyre, është ende herët për ta vulosur plotësisht nëse Sali Berisha përfaqëson mazhorancën opozitare të vendit, pasi janë edhe pesë bashki të tjera për të cilat priten rezultatet.

Rezultatet e ditës së nesërme do ta vërtetojnë këtë. Për momentin, klani Basha është në disfavor. Dhe nëse ky rezultat projektohet edhe në pesë bashkitë e tjera, ato të Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Lushnjës e Rrogozhinës, atëherë mes 20% të shqiptarëve (përqindja e shqiptarëve që jetojnë në këto 6 bashki) Basha del jashtë loje si kryeopozitar.

Sa i përket rezultatit për pesë bashkitë e tjera, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se rezultatet për to do të shpallen ditën e nesërme. ©LAPSI.AL 



18 Comments

    1. Rrofte Shqiprija rrofte Amerika rrofte bota e lire dhe demokratike 🇺🇦🇺🇲🇦🇱🇪🇺🇺🇲🇦🇱🇺🇲🇺🇦 poshte Edi Rame Erdogani, Sali Vrasi dhe ilir hajduti thotë:

      Rrezultate në Shkoder na japin fetyren e vertet të politikanve tane, dhe si do mose të Edi Rames dhe njerzeve të tite. Në Shkoder duket ashiqeare,hapur fare bashke punimi mes Edi Rames, Sali Berishes dhe Tom Doshi. Nuke ka as një munsi reale që PS Edi Rama dhe Tom Doshi të jene aqe dobet në Shkoder sa mose të mundin Sali Berishen dhe Lulzim Bashen të ndare në 2 pjes. Poshte hajdutrija turpe turpe turpe

      1. hahahahah byreketorja e lyl bythqimit jeni te medhenj totalisht jasht cdo realiteti, qija ropt ne pith ca karash qe jeni

      2. Shpellkare te dhjere te salihut mbani salihun njelloj sikur te fleni me djallin brenda ketij serbi famekeq salih karaxhic berisha

      3. E kuptoi departsmenti shtetit dhe Kim ne Tirane qe cfare i ben opozites?
        Unikale kur USA merret me opoziten e jo qeverine
        Po krijoni nje Putin te vogel ne kete vend , kur ta kuptoni eshte shume vone
        Keshtu moret ne qafe Dhe Ukrainen

    2. Eh, mor Namut, mor Namut! Të kam thënë edhe ty edhe Gëlbazës, nuk ka më byrek me gjizë.
      Bëtë shumë gabim që nuk e varët veten me zorrë qeni më 25 prill.
      Na tani! Gjithë jetën humbje do t’ju shohin sytë.
      Masakra elektorale do të vazhdojë për 50 vjet të tjera.
      Që të mos ta merrni vesh, pini fostoksinë…

  1. Nuk kishte njeri pritshmeri per te mundur Ramen ne zgjedhje lokale te pjesshme e ku votohet vetem per kryetaret dhe jo keshillat bashkiak.
    Pervec kohes se keqe opozitaret kishin perballe si gjithmone te gjithe aparatin shtetetor, mediat e blera, rrjetin e patronazhistave dhe bandave lokale & kombetare. (u premtua nga dikush qe do i demaskonte dhe lufta sapo kishte filluar ne zgjedhjet e kaluara te 25 Prillit)

    Keto zgjedhje ishin prove per te pare nese mund te emerohet opozita apo jo, dhe rezultatet po dalin…

  2. Ndjej vetem neveri, jo jo keqardhje, per ate ku eshte katandisur koshienca e njerezve te vendit tim qe quhen votues shqiptare. Te votosh PS e Edi Rames qe po e vjedh, tall dhe degradon shtetin ne kete katastrofe eshte mjerim, skllaverim, veteposhterim. Te votosh Berishen me shume se Bashen ne Gerdec do te thote te poshterosh 26 viktimat dhe qindrat e plagosur, do te thote njerez pa memorje, pa dinjitet, keya nuk quhen njerez por kafshe.

  3. Rezultati paradoksal i Vorës, është një “fitore” e patronazhistëve.
    Partia e Kajmakut ka thyer rekordet e votave për Vorën
    Kësaj partie i interesonte që Partia Demokratike legale të dilte me rezultatin më të ulët, pasi “Shtëpia e Ilirit” është shpallur non grata nga SHBA e votat e saj fundosin opozitën demokratike.
    Dëgjova komandantin e ushtrisë së “djemve problematikë” , njëkohësisht sekretar të përgjithshëm të PS , Gjiknurin, që të dilte me një deklaratë publike vetëkënaqësie të plotë, para se të dilte Çelibashi, ti gëzohej hapur këtij rezultati.
    Ti gëzoni e ti mbani me shëndet o shqiptarë , patronazhistët.

    1. Qifshit veten ju lapsi ,Non Grata, Lul Mafishtja dhe gjithe “demoloqet” e foltores se Edi Rama ja u futi te gjatin si gjithmone

  4. Ankohen per cmimin e naftes.
    Rritje pensione nuk ka , por vetem inflacioni dmh 500 leke ose 6 kafe ne muaj. O popull bytheqire i Albanistanit te vjeter ne histori , mundesh dhe per 30 vjet t’ i mbash ne kurriz keta hajdute, apo do i djegesh tek inceneratoret.

  5. Qifshit veten ju lapsi ,Non Grata, Lul Mafishtja dhe gjithe “demoloqet” e foltores se Edi Rama ja u futi te gjatin si gjithmone

  6. Gezohet lapsi edhe pse dihej qe Basha do humbte, ne te vertete Lapsi gezohet se pushteti mbeti ne dore te Katovices, ne dore te Rames, Berishes, Metes dhe te gjithe lojtareve te skemes se pergatitur nga sigurimi famkeq i diktatures.

    1. Basha nuk humbi, por doli i treti, u mund bindshem nga nje plak qe eshte shpall non grata nga USA, nga nje plak qe beri Gerdecin, nga nje plak qe beri 1997 etj etj …
      Te mundesh ne kete menyre do te thote qe ai (Basha) eshte shume, po shume me qek se Berisha.
      Berisha ka gabimet e veta (per te mos thene fajet) por kurrsesi nuk mund te krahasohet figura e tij me ate te Bashes.

      1. Basha humbi se shqiptaret i vene nga pas Sales (Shkaterusit me te madhe ne historin e Shqiperise) edhe mos te theme te gjithe jane ne zonat e veriut, Edhe me e keq keto zona qe fiton Pd -ja jane zonat me te pasura ne pasuri natyrore, por me popullsine me te varver,
        Ne kete qe shkruan Lapsi se Berisha mundi Bashen, edhe ndodhe, por Lapsi me mire te shkruj Berisha zihet me Bashen, si qente edhe Rama fiton

  7. Doktori ndoqi instiktin, jo logjikën. I besoi zemëratës, jo llogarive. Përkundër asaj që ka bërë gjithë jetën, në këtë rast ai e la llogoren, e çfarë llogoreje: la partinë që kishte themeluar, për t’u endur kafeve rrotull selisë, në pritje që Luli të mërzitet duke ndërruar bravat e dyerve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *