• |
ide | kryesore

Plani i Barcelonës për të mundur konkurencën: ndahen 250 milionë euro për të arritur te Haaland

-Instant, Sport



Krizë apo jo krizë, Barcelona nuk kërkon të përsërisë një sezon si ky aktuali. Ndaj në objekiv janë blerje të mëdha, duke nisur me nervegjezin e Borussia Dortmund, Erling Haaland. Për sulmuesin duhet të mposhtet konkurrenca e klubeve që janë në duart e emirëve, Manchester City dhe Psg, si dhe ajo e brendshme e Real Madrid. Ndoshta kjo është arsyeja që, sipas Mundo Deportivo e Marca, Barcelona është e gatshme të braktiste çdo kufizim ekonomik për të bërë goditjen e jetës: të sjellë Erling Haaland, sulmuesin më të kërkuar në botë së bashku me Mbappe, në Kamp Nou. Një operacion që, sërish sipas mediave spanjolle, do të kushtonte rreth 250 milionë euro.

Mino Raiola, menaxheri i norvegjezit, dëshiron të vendosë për të ardhmen e klientit të tij brenda fundit të marsit dhe pret oferta nga klubet më të rëndësishme evropiane. Barcelona po avancon interesimin e saj dhe duket e gatshme të shpenzojë një shifër astronomike, që merr parasysh blerjen e kartonit, pagën e lojtarit, plus komisionet e ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *