• |
ide | kryesore

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit tek Unaza, nisin përplasjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ndërhyn për të shpërndarë qytetarët që bllokuan Unazën e Vogël në të dyja krahët.

Pati disa përplasje të lehta mes protestuesve dhe forcave të policisë, por situata nuk po del nga kontrolli ende.

Mësohet se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore për në kryeqytet.

Protestuesit me ç’duket nuk janë bindur nga fjala e kryeministrit Rama, i cili deklaroi se duke filluar nga nesër shteti do të ndërhyjë tek kompanitë e tregtimit të naftës në vend, për të caktuar një marzh shumë të vogël fitimi, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të mbrohen konsumatorët.

Lexo më tej: Zbythet Rama: Do nxjerr akt normativ kundër spekulantëve të çmimit të naftës! 

Një pjesë e protestuesve kanë shkuar gjithashtu përballë ambienteve të drejtorisë së policisë, për të protestuar në lidhje me shoqërimet e protestuesve të bëra ditën e djeshme.



6 Comments

  1. ISHALLAH . ZOTI JU MARRTE MENT E NDERHYNI FORCERISHT . DO TA SHIKONI SE KU DO PERFUNDONI O HAJDUTER ME ÇIZME

  2. Nje falenderim shofereve qe po tregohen te duruar. Ne kete mesele e hame te gjithe . Prandaj te gjithe per nje e nje per te gjithe derisa palloshi te zbythet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *