• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, OKB: 636 njerëz kanë humbur jetën prej fillimit të sulmit rus

-Instant, Arkiva, Planet


Të paktën 636 qytetarë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Lajmi është konfirmuar nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR).

Mësohet se mes viktimave gjashtë janë vajza, dhjetë djem dhe 30 fëmijë, gjinia e të cilëve nuk dihet.

Agjencia thotë se 1 mijë e 125 qytetarë janë plagosur deri më tani.

Mësohet se shumica e viktimave janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me rreze të gjërë veprimi, duke përfshirë predhat, artilerinë e rëndë dhe raketat ajrore.

“OHCHR mendon se shifrat janë më të larta, por për shkak të mungesës së informacionit në kohë reale, si dhe verifikimit të të dhënave, përditësimi real i numrit të plagosurve dhe viktimave është vonuar”, thuhet në deklaratë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *