• |
ide | kryesore

Alarmi për sëmundjen që po vret mijëra pula në Durrës, AKU thotë se nuk ka vend për panik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Durrës sëmundja Laringotrakeiti ka rënë në masë në pularitë kryesore të qytetit dhe ka shkaktuar ngordhjen e 175.300 pulave.

Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet në rang qyteti të kaloj 400 000.

Laringotrakeiti është një sëmundje e rrezikshme infektive që shkakton aktivitetin e viruseve nga familja herpes.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me sëmundjen që ka rënë në Durrës dhe Korçë.

Sipas AKU, nuk ka vend për panik dhe se në treg nuk ka vezë të pulave të sëmura.

Pas Durrësit, edhe në qarkun e Korçës dyshohet se sëmundja “Laringotrakeiti” ka rënë në masë tek shpendët në jug-lindje të vendit. “Një rast që është çuar për analiza”, thotë Adriatik Skenderasi përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.



1 Comment

  1. 500 mije pula te ngordhura, nuk eshte panik??!! Sa duhet te ngordhin qe te quhet panik???!!! Vetem VDEKJA è Rames nuk do te shkaktoje panik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *