• |
ide | kryesore

Evra i ashpër me Juventusin: “Shumë i zhgënjyer. Më parë ishte Marchisio, Vidal Pirlo, ndërsa tani…”

-Instant, Sport



Një koment shumë i ashpër ka ardhur nga Patrice Evra për paraqitjen e Juventusit në Champions League me 0-3 befasues të pësuar nga Villarreal, që përcaktoi largimin e bardhezinjve nga kompeticioni. Në mikrofonat e Prime Video, në fund të ndeshjes, ish-anësori i majtë francez nuk ka bërë lojëra fjalësh për të shprehur mendimin e tij, për atë që ka ndodhur me Zonjën e Vjetër.

“Nëse gabon katër shanse të qarta, do ta paguash, Juventusi pastaj në këtë moment vuan kur duhet të rikuperojë”, ka thënë Evra, që më pas fundosi goditjen me opinionin e tij: “Skuadra e Allegrit nuk u përpoq ta fitonte ndeshjen në pjesën e dytë. Jam shumë i zhgënjyer me atë që tregoi Juve: nuk ka cilësi, veçanërisht në mesfushë. Më parë ishin Marchisio, Vidal, Pirlo, sot nuk e pashë Arthurin të bënte një ndryshim loje dhe kjo ishte e rëndësishme për të bërë diferencën”.

Tani Juventusi do të ketë sprintin final në kampionat dhe gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Italisë për të luajtur, në mënyrë që të përpiqet ta bëjë më pak të hidhur sezonin deri më tani zhgënjyes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *