• |
ide | kryesore

Konsullata shqiptare e bombarduar në Ukrainë, reagon Ministria e Jashtme: Rusia po përdor lajme të rreme, por pamjet flasin vetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj mohimit të sulmit ndaj konsullatës shqiptare në Kharkiv. Pëmes një njoftimi zyrtar, ministria e konsideron “lajm të rrem” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk kishin bombarduar konsullatën tonë në qytetin veri-lindor të Ukrainës.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.



3 Comments

  1. PAMJET MUND TE FLASIN QE ESHTE GODITUR POR JO SE KUSH E KA GODITUR
    KUKULLA DHE VASALE TE SORRRRROSIT!

  2. PAMJET MUND TE FLASIN QE ESHTE GODITUR POR JO SE KUSH E KA GODITUR
    KUKULLA DHE VASALE TE SORRRRROSIT!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *