• |
ide | kryesore

Një i arrestuar dhe shtatë të tjerë të proceduar penalisht në Vlorë për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, policia tha se u arrestua në flagrancë shtetasi L.L., 59 vjeç, banues në Navaricë, Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit:  I. B., 66 vjeç, E. H., 41 vjeç, B. S., 36 vjeçe, A. Sh., 35 vjeç, M. Ç., 45 vjeç dhe E. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. D.(Gj)., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se këta shtetas, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i kanë marrë një sipërfaqe toke, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, në të cilën janë ndërtuar disa objekte banimi dhe hotele.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *