• |
ide | kryesore

Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Gjermani, kamionët bllokojnë qarkullimin në qytet

-Instant, Lajme, Planet



Një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës është zhvilluar ditën e sotme në Hamburg të Gjermanisë. Në qendër të Hamburgut, shoferët dhe këmbësorët duhet të presin në trafik për shkak të disa demonstratave, ndërsa siç shihet dhe nga pamjet shumë qytetarë kanë mbështetur nga larg protestën e kamionistëve. Një kolonë e gjatë mjetesh, kundër çmimeve të lartë të karburantit fillon në Wilhelm-Iwan-Ring, dhe më pas shkon në drejtim të qendrës së qytetit, nëpërmjet Reeperbahn për në St. Pauli, Fischmarkt, Bergedorfer Straße, Horner Rampe dhe kthehet në pikën e fillimit.

Kalvari i mjeteve, njofton policia lokale, mund të shkaktojë ndërprerje afatshkurtra të lëvizjes në të gjithë qytetin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *