• |
ide | kryesore

Vuçiç justifikon krimet e Millosheviç në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka arsyetuar krimet dhe gjenocidin e ish-shefit të tij, Sllobodan Millosheviq. Dhe për ironi këtë e bëri duke iu sugjeruar presidentit rus dhe atij ukrainas t’i shpëtojnë vendet e tyre nga lufta meqë për të paqja është e rëndësishme.

Për më tepër, Vuçiç ia qau hallin Millosheviqit se në vitin 1999 po përjetonte presion të madh.

“Gjithnjë fajtorin e gjejmë te dikush tjetër dhe për një konflikt lufte, çfarëdo që të ndodhë, duhen gjithmonë dy [palë]. Më thuaj, Millosheviqi nuk është fajtor për Rambujenë. Ndoshta jo, presioni ishte i tmerrshëm. Por ai duhej të llogariste pasojat. Të njëjtën gjë do t’i thosha sot Putinit dhe Zelenskyt. Le të jenë humbës dhe të humbasin zgjedhjet, por le ta shpëtojnë vendin”, tha Vuçiq në TV Prva.
Vuçiç tha se edhe ai tani është nën presion për ta humbur “aleatin e vetëm të Serbisë në 15 vjetët e fundit”.

“Njerëzit duhet të dinë gjithçka, kjo është më e rëndësishme sesa të jesh ideologjikisht në njërën anë ose në tjetrën. Le të kujdesemi për veten njëherë. Nuk mund të them se në 10, 15 vitet e fundit, rusët kanë qenë kundër nesh.

Tani po na kërkoni të humbasim aleatin e vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kina është atje, por ka qenë gjithmonë e përmbajtur. Unë ju pyes tani, çfarë vendimi duhet të marrë Serbia?”, ka thënë presidenti serb./Express/



4 Comments

  1. O vucic pa asnje shkak dhe putini dhe rusia ka vrare dhe shkateruar gjithe ukrahinen.Po nato pas mijra masakrave dhe vrasjeve qe beri ne ballkan serbia dhe miloshevici jote, natoja rrezoi vetem nje urre.Ajo mbahet mende nje urre e rrezuar dhe nje makine ne uren e careKy eshte ndryshimi i demokracive perendimore dhe i krimineleve serbo-ruse.Europa pa popullin sllav ruso-serb do ishte kontinenti me i qete ne planet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *