• |
ide | kryesore

Po kurohej nga Covid-19, arratiset nga spitali i burgut shqiptari në Greqi

Arkiva


Një 31-vjeçar shqiptar është arratisur nga spitali i burgut mëngjesin e së hënës në Rodos të Greqisë. Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte duke marrë mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. 31-vjeçari ishte i akuzuar për vjedhje dhe ishte transferuar në Rodos për t’u gjykuar.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e të riut shqiptar. Policia vijon punën për kapjen e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *