• |
ide | kryesore

Gara për president/ Kush janë emrat që përfliten nën rrogoz për kreun e ri të shtetit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në Prill parlamenti nis procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Që tani kanë nisur të përfliten emrat e parë për kandidatët. Kush do të jetë në krye të institucionit, që Ilir Meta e shndërroi në seli opozitare, pas boshllëkut politik që krijoi djegia e mandateve nga PD-LSI.

Gjasat janë që në krye të shtetit të vendoset një kukull e bindur dhe këta nuk i mungojnë Edi Ramës. Megjithatë duke parë gjendjen ku është katandisur opozita, nuk është çudi që ai t’i shfrytëzojë votimet e para me kandidatura që i përçajnë akoma më shumë klanet e opozitës. Në këtë mënyrë, intriga zgjatet, ndërsa bashkimi i opozitës vonohet. Prandaj në lojë, janë të gjithë emrat e mundshëm.

Gramoz Ruçi

Tërheqja e papritur nga politika pasi fitoi mandatin e deputetit në 25 Prill u shoqërua me pëshpëritjet për një kërcënim me “non grata” për Gramoz Ruçin. Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi. Ruçi ende ruan kontaktet me figurat kryesore të Partisë Socialiste dhe megjithëse pa grada, vazhdon të qëndrojë në prapaskenë të ambicieve politike të PS. Votimi si president do të ishte kurorëzimi i natyrshëm i një karriere të gjatë politike, aq të gjatë sa mund të jetë problem në vetvete. Gramoz Ruçi ka qenë edhe ministri i fundit i brendshëm i diktaturës së proletariatit.

Valentina Leskaj

Që Edi Ramës i duhet një grua për të kamufluar një marionetë, kjo është tashmë një histori e njohur. Jo më kot, në qeveri ka aq shumë gra. Jo më kot, të gjitha shohin tek ai një Skënderbe, një Zeus apo një prijës të pagabueshëm që i dominon vetëm me shikim. Valentina Leskaj ka mbajtur postin e kryetares së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I shkon për shtat një prezencë ceremoniale boshe dhe ç’është më e rëndësishmja, di të heshtë. Edhe pas mënjanimit që i bëri Rama nga partia dhe pushteti, ajo asnjëherë nuk i është dorëzuar vanitetit dhe të ketë pëshpëritur një fjalë më shumë, por ka ruajtur inercinë e rreshtit.

Pandeli Majko

Ndoshta ka ardhur koha që Pandeli Majko të ketë një arsye të qenësishme për të qeshur nga Edi Rama. Të qeshurat pa shkak me kryetarin e çuan në një rrugë pa krye. Rama ia preu në mes karrierën politike dhe Majko e priti kokëulur goditjen. Asnjë ankesë, asnjë kundërshtim, asnjë nismë politike, vetëm heshtje. Ndoshta i pajtuar me faktin se pushteti i Edi Ramës shkon përtej fuqisë politike të Pandeli Majkos. Ndoshta duke parë fatin e atyre që kundërshtuan dhe e pësuan. Në të njëjtën kohë, duke provuar se për kaq vite në politikë ka qenë i mbivlerësuar. Të gjitha këto, janë pikë në favor të kandidimit të tij si president, megjithëse vetë Rama duket se e ka humbur kiminë e dikurshme me Majkon.

Mimi Kodheli

Për faktin se është grua, niset disa hapa para kandidatëve të tjerë, por kur vjen puna te Mimi Kodheli duhet patur parasysh se ishte në listën e të ndëshkuarve para 25 Prillit. Jo vetëm kaq, por natyra impulsive në reagime e penalizon ish-Ministren e Mbrojtjes për të marrë një post, që kërkon maturi, qetësi dhe seriozitet. Jo më kot, ajo ka zbritur disa shkallë në renditjen e preferencave të Ramës, megjithëse ka qenë një ndër bashkëpuntoret e hershme dhe ndër prurjet e para në Partinë Socialiste. Më shumë se një kandidaturë reale, Kodheli do të përflitet si presidente e ardhshme, thjesht për numër.

Ilir Meta

Që e kishte menduar një mandat të dytë si president, këtë e pranoi në një intervistë për ATV, por tha se pas humbjes së opozitës në 25 Prill, e shtyu për 20 vjet si opsion. Rizgjedhja e Ilir Metës nga socialistët për një mandat të dytë në krye të presidencës duket zgjedhja më pak logjike, pas konfliktit konstant presdencë-qeveri. Por në anën tjetër, kjo do të ishte mënyra e vetme për ta parandaluar bashkëpunimin Berisha-Meta në fushatë. Koalicioni u ngjiz për 6 Mars. Pa Metën në krah, Berisha ia doli të fitojë i vetëm një bashki duke nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën. Çfarë do të ndodhë nesër kur Berisha-Meta të jenë të dy bashkë në fushatë?

Lulzim Basha

I dorëhequri i pak ditëve më parë mund t’i shërbejë Ramës si pjesë e fasadës se sistemi funksionon. Sado qesharake të duket, vetë Basha e shpërndau thashethemin se i ishte premtuar një post në krye të shtetit, para se të jepte doreheqjen si kryetar i PD. Duket si një nga gënjeshtrat më të dëshpëruara që ka thënë ndonjëherë, megjithatë Basha ende ruan kontrollin e selisë, vulës dhe logos së Partisë Demokratike nëpërmjet të besuarve të tij dhe ka ende çfarë t’i ofrojë Edi Ramës, megjithëse kuotat politike i kanë shkuar në fund. Një nga “dhuratat” ishte mbajtja e ngrirë e Partisë Demokratike, pa kryetar, deri pas zgjedhjeve lokale, një ofertë që do të joshte çdo kundërshtar politik./Lapsi.al



20 Comments

  1. mo po snje nga keta, do jete suprize servet pellumbi ose noi i dhjere psiqik noi personazh i jashtem si skenderbeu ose zeusi , po r qe duhet te jete pak ne moshe , pandi eshte kar komplet por rama nuk e ka qejf edhe pse i ploteson kushtet, noi anonim me titull, kerkoni se do e gjeni me lidhjet me soros

    1. Perse i quani nen ” rrogoz ” ju b… q… e lapsit ? Nga kush ka frike Edi Rama ta thote hapur kandidatin per president? Te gjithe ata emrat aty larte qe ju i permendeni e meritojne 100% te behen presidenta. Dhe shkoni tani ne ceremonin mortore te foltores se na cate menderen!

  2. Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.Shpellkare dhe ti o shkul llak si autor i ketij shkrimi si gjithmone rama do tju nxjerri Bllof te gjitheve nga sorollopi juaj,ju nuk do ta besoni por rama do propozoje salih karaxhic berishen si kandidat per president

  3. Nder emrat e permendur si kandidate per President shoh vetem Mimi Kodhelin, se te tjeret kane dale nga politika.

    Gjithsesi e mira do te ishte ndonje jurist i njohur e i distancuar nga sherret politike.

  4. O Popull ,kujdes me emerimin e Presidentit , sepse pas përzenies se popullsise ,boshatisjes se vendit nga skenari modern i pastrimit etnik, fillon popullimi me çifute(me probleme) te shteteve te ndryshme nepër bote(dhe jane miliona ngjyra te ndryshme), per te krijuar Izrael 2 .
    Ështe institucioni i Presidenti qe jep shtetesinë Shqiptare !
    Anglo- Hebraiket e nenvlersuan Ilir Meten që ishte aq i dhenë pas miqësisë duke e parë si dobesi e jo si humanizem shpresuan se do ta përdorin lehtesisht për skenaret e tyre antishqiptare. Dhembet patriotike te Ilir metes suprizuan tutoret(Sorros) e ” Demokracise” dhe u versulen me nuklearet politik duke shpartalluar çdo qeliz shpirtrore qe do mund te krijonte ameben e vertete puro Shqiptare.

  5. Bën kot sikur nuk e priste Sali Berisha vendimin e DASH për shpalljen e tij dhe të familjes së tij “non grata” në SHBA. Pikërisht pse i kishte llogaritur të gjitha këto pasoja të rënda, Berisha dha dorëheqjen por nuk iku nga PD, por ia la me “qira” Lulzim Bashës, në mënyrë që ta merrte mbrapsht këtë “mirësi” me një çmim të kripur: PD si “pronë” e tij të shërbente si “kolateral” për mbrojtjen nga akuzat sidomos të SHBA, motivacioni i të cilës për shpalljen “non grata” ishte tepër i rëndë, korrupsion i theksuar, minim i demokracisë dhe presioni mbi drejtësinë.Ti SS kujdes me Haloperidolin se do fillosh te ulurasesh neper rruget e tirones si ver Llapa

  6. Kam bindjen që si president nuk do të propozohet nga PS, dmth nga Rama, asnjë nga emrat e “përfolura” nga mediat.
    Ai , veç marëzive të tij të tjera të shumta, mund të konsiderohet si politikani më i pa parashikueshëm në historinë e Shqipërisë. Ky është një fakt tashmë i provuar në gjithë veprimet e tij surprizë që ka bërë si kryeministër.
    A i ka shkuar ndokujt në mëndje që Rama do të vinte si kryetare parlamenti, ish ministren e arsimit Lindita Nikolli, që studentët në demostratat e tyre të fuqishme i kërkuan dorheqjen, si një ish studente me nota të ulta ?

  7. propozoj te zgjerohet lista e kandidateve per president edhe me figurat; KUJTIM GJUZI dhe SELAMI JENISHERI !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *