• |
ide | kryesore

Haaland e Messi bashkë te Barcellona: këshilltari i Laportës i bën tifozët të ëndërrojnë

-Instant, Sport



Erling Haaland dhe Lionel Messi mund të veshin fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Kjo nuk është një thashethem merkato, por një mundësi reale. Konfirmimi vjen nga fjalët e Enric Masip, këshilltari blaugrana i presidentit të klubit katalanas Joan Laporta.

Këshilltari, siç raporton Marca, ka folur për Cadena Cope, pa e fshehur ëndrrën e merkatos: “Blerja e Haaland dhe rikthimi i Messit? Asgjë nuk është e pamundur”. Një përgjigje me efekt që vetë Masip e argumentoi, më pas, më mirë: “Blerja e Haaland është e vështirë, por jo e pamundur. Ka shumë variabla për tu sistemuar, por më e rëndësishmja është një: para se të blejë, klubin duhet të bëjë disa shitje. Rikthimi i Messit? Ashtu si thashë për Haaland, asgjë nuk është e pamundur, por mund të them që për momentin nuk ka pasur kontakte mes palëve”.

Me pak fjalë, pasi u kthyen të fitunin një El Clasico në La Liga, katalanasit ëndërrojnë gjithashtu të kthehen në majën e merkatos së transferimeve për të konkurruar me më të mirët e Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *