• |
ide | kryesore

Milan në ankth: probleme në tendinën e Akilit për Maignan

-Instant, Sport



Milani është në ankth për Mike Maignan, njeriun e rëndësishëm në vrapimin e kuqezinjve në krye të Serie A. Sipas asaj që raportohet nga Le Parisien, portieri i kuqezinjve ka humbur stërvitjen me kombëtaren franceze, për shkak të një problemi në tendinën e Akilit. Mediat franceze flasin për një dëmtim të lehtë, por duket qartë se lajmi ka ngritur nivelin e alarmit te Milani, i cili nuk bën dot pa numrin 16 në funksion të sprintit final drejt titullit kampion.

Lojtari do të mbetet për momentin në grumbullim me kombëtaren e tij, në prag të impenjimit të dyfishtë kundër Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut, por gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë dhe gjithashtu përjashtohet mundësia që ai të rrezikohet nga Deschamps, nëse nuk është absolutisht në gjendje të luaj pa ndjerë dhimbje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *