• |
ide | kryesore

Kateryna, gjimnastja 11 vjeçare, humb jetën gjatë sulmit rus në Mariupol: edhe i ati mbeti i vrarë

-Instant, Sport



Një gjimnaste 11-vjeçare ukrainase, Kateryna Dyachenko, është vrarë kur shtëpia e saj u shemb, e goditur nga një sulm rus në Mariupol. Këtë e ka bërë të ditur trajnerja e saj Anastasia Meshchanenkova, cituar nga mediat vendase. Gjatë sulmit vdiq edhe babai i gjimnastes, ndërsa nëna dhe vëllai shpëtuan për mrekulli edhe pse ky i fundit u plagos rëndë. Por të dy nuk mund të evakuohen nga qyteti dhe janë bllokuar së bashku me mijëra njerëz të tjerë.

Lajmin për vdekjen e Katerynës e ka dhënë trajnerja e saj, Anastasia Meshchanenkova, me një postim në Instagram dhe një foto të saj me gjimnasten e vogël. Kateryna mban një medalje në qafë dhe një kupë të vogël në duar. Fotoja është bërë dhjetorin e kaluar, kur lufta ishte shumë larg. Vdekja tragjike shkaktoi bujë dhe zemërim në organizatat e gjimnastikës në mbarë botën. “Nuk mund ta besoj, kolegia jonë ukrainase ndau këtë tragjedi të tmerrshme. Kjo krijesë e mrekullueshme e butë është tashmë një engjëll,” tha gjimnastja bullgare Iliana Raeva, presidente e Federatës Kombëtare të Gjimnastikës Ritmike.

Edhe gjimnastika ritmike zvicerane i bëri homazhevajzës së vogël: “Pusho në paqe, Katya! Gjimnastja e re dhe e bukur nga Mariupoli u largua shumë shpejt nga kjo botë. Ajo është një nga viktimat e shumta të një lufte të pakuptimtë”, shkruan në Tëitter. Shtëpia e Katerynës u shemb pas një goditjeje të drejtpërdrejtë nga artileria ruse në Mariupol, qytet që është bombarduar pothuajse vazhdimisht që nga dita e parë e pushtimit ushtarak rus. Energjia elektrike, uji, ushqimi dhe ngrohja u ndërprenë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, duke bllokuar të paktën 100,000 njerëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *