• |
ide | kryesore

Video/ Makthi i Botërorit vazhdon, Maqedonia eleminon Italinë: penalltia e humbur e Yilmaz dënon Turqinë

-Instant, F1, Sport, Video



Befasia e madhe në gjysëmfinalet e plyoff në rrugën drejt Katar 2022 është eleminimi i Italisë në shtesë përballë Maqedonisë së Veriut. Avancon 3-1 edhe Portugalia, jo pa frikë përballë Turqisë që humbi një penallti me rezultatin 2-1 pesë minuta nga fundi e tani të dyja do të sfidohen për një vend në Botëror. Në anën tjetër Uellsi me dygolëshin e ‘parazitit’ Bale kalon 2-1 Austrinë, ndërsa Suedia kishte nevojë për kohët shtesë për të kaluar Republikën Çeke.

Italia humbet 0-1 gjysmëfinalen e play-off kundër Maqedonisë së Veriut dhe dështon të marrë aksesin për në Kupën e Botës 2022, duke mbetur në mënyrë sensacionale jashtë kompeticionit kryesor ndërkombëtar, për edicionin e dytë radhazi. Të kaltrit e Mancinit dominuan për mbi 90′, shpenzuan shumë dhe u ndëshkuan në minutën e 92 nga goli i mrekullueshëm i Trajkovskit. Tashmë maqedonasit do të luajnë për një vend në Katar në finale kundër Portugalisë. Një katastrofë e vërtetë Italia: në Palermo triumfon Maqedonia e Veriut. Kombëtarja e Mancinit shpenzoi shumë, pa qartësi në njëzet metrat e fundit. Në pjesën e parë e vetmja mundësi e pastër i ndodhi Berardit: portieri Dimitrievski i dhuroi topin pas një gabimi në vendosje, por u fal nga e majta e sulmuesit italian. Edhe në pjesën e dytë Berardi kishte dy mundësi të rëndësishme, por mbrojtja maqedonase rezistoi. Dushi i ftohtë erdhi në shtesë: goditja tokazi me të majtën e Trajkovskit në minutën e 92, përfundoi aty ku Donnarumma nuk arriti dot. Dhe errësira zbriti mbi stadiumin Barbera.

Portugalia respekton parashikimin dhe eliminon Turqinë. Në Estadio do Dragão, CR7 dhe shokët e skuadrës fituan 3-1 dhe shkojnë në ndeshjen e fundit të play-off, atë që vlen një vend në grupet e Katarit 2022. Do të jenë ata kundërshtarët e Maqedonisë së Veriut, vrasësit të Italisë. Të besuarit e Fernando Santos e nisën fuqishëm menjëherë dhe u përpoqën të bëjnë që kualiteti më i lartë teknik të peshojë në fushë. Pas një çerek ore lojë Bernardo Silva goditi shtyllën dhe Otavio mbërriti i pari për të shtyrë topin në rrjetë për avantazhin 1-0. Turqit tentuan të kundërpërgjigjen me Under dhe Kokcu, por pa kaluar Diogo Kostën. Portugalia mbajti topin dhe goditi sërish mbrojtjen kundërshtare në minutën e 42 me një goditje me kokë të Diogo Jota, i cili dërgoi krosin e Otavios në rrjetë. Kualifikimi dukej në kasafortë dhe vendasit shtyjnë në kërkim të trisit. Turqit nuk u dorëzuan dhe rindezën lojën në minutën e 65, kur një filtër i bukur i Under e liroi Burak Yilmazin në zonën e rreptësisë: sulmuesi i Lille mposhti Diogo Costan, duke ngushtuar diferncën. Turqit kanë shansin e madh të barazonin pesë minuta nga fundi, për një faull të Fonte në zonën e rreptësisë. Yilmaz gaboi nga penalltia duke goditur jashtë dhe Portugalia përfitoi të mbyllte historinë me golin e Nunes, në minutën e 94.

Uellsi shkon në takimin e fundit me Skocinë duke eleminuar 2-1 Austrinë me një dygolësh të Gareth Bale. Sulmuesi shënoi një gol në cdo pjesë lojë, duke dënuar austriakët që nuk arritën të ndryshonin fatet e lojës. Pasi mungoi në Klasiken me Barcelonën Bale zbriti në fushë me kombëtaren dhe në minutën e 25 kaloi Uellsin në avantaz. Sulmuesi u përsërit në minutën e 51, në asistin e Davies, ndërkohë që Sabitzer ngushtoi diferencën në minutën e 64, pa bërë dot më shumë.

Suedia kishte nevojë për kohën shtesë që të kalonte Cekinë dhe të shkonte në takimin me Poloninë, që ishte e kualifikuar për shkak të përjashtimit të Rusisë. Në një ndeshje të ekuilibruar vendosi në minutën e 110 Quinton, në asistin e Isak, duke vrarë shpresat e cekëve për të bërë rezultat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *