• |
ide | kryesore

Edhe Majko kundër Ramës: “Open Balkan”, vetëm ca takime dhe asgjë më shumë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialiste Pandeli Majko e shikon projektin “Open Balkan” si një iniciativë që ka prodhuar vetëm takime. Në një intervistë për Euronews, Majko tha se nuk sheh asgjë tjetër nga nisma.

“Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që t’i ofrojnë statusin e viktimës palës tjetër, kur them palës tjetër, e kam fjalën për Beogradin. Të jem i sinqertë ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë 3-palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve,” – tha Majko.

Majko ka folur edhe për zhvillimet në kampin opozitar ku theksoi se nuk ka shpresa që Partia Demokratike të bëhet siç ka qenë dikur, por që është e nevojshme të ringrihet sepse duhet frymë opozitare në vend.

“Nuk kam ndonjë shpresë të madhe që PD do të jetë siç ka qenë, por të paktën të ndërtohet marrëdhënia politike, unë shikoj që në Parlament degradimi dallohet nga cilido besoj.

Mendoj që është dramë politike që të japë dorëheqjen kryetari i opozitës pas 9 vitesh. Në këtë kontekst përgjegjësia e atij që qeveris dyfishohet, nuk besoj që është koha të themi se mbase PS-ja ka nevojë për katarsis.

Jemi në pozitën, si të themi, i ka mbetur pushteti në dorë dhe duhet të shmangë me një koefiçent të caktuar, të marrë përsipër që të bëjë edhe opozitën sepse është një fenomen i munguar, kolegët e mi në opozitë e kanë mendjen të merren me njëri-tjetrin,”- tha Majko ndër të tjera. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Nenvleftesimi i Open Balkan eshte mbeshtetje ose naivitet.
    Nese politikanet shqiptare e shohin si formalitet, per serbet eshte krejt ndryshe. Pa te edhe Vucic nuk do te deklaronte se Serbia do te marre naften permes portit te Durresit.

    Me izolimin politik nga perendimi per shkak te mbeshtetjes se Putinit, Ballkani i Hapur merr nje rendesi me te madhe per Serbine, si ne planin ekonomik, ashtu edhe ne ate politik.

    Ai nuk ka qene e nuk eshte retorike, por nje projekt i financuar per nje kohe te gjate nga Soros e lobi i tij, armik i shteteve-kombe dhe planifikues i shperberjes sone kombetare.

    Eshte aq real ky plan sa qe gazetare te paguar nder vite prej tij kane dale hapur per nje Shqiperi me sa me shume azilante nga cdo rajon qofte.
    Plani shkon deri aty sa t’i shohim ata edhe qeveritare e drejtues te administrates, sigurisht duke debuar shqiptaret nga vendi i tyre.

    1. Qeverite bejn plane afat gjate si serbia dhe shtete te tjera. Kane interesat e tyre dhe mire bejn, per kete arsye i ka zgjedh populli.
      Problemi ne kete mes eshte qe ne nuk kemi shtet. Askush nuk mbron interesat tona. Na ka faje serbi, greku apo maqedonsit qe ne nuk bejm gje per vete?

  2. Fajin e kemi vete me zgjedhjen qe kemi bere,cdo popull e ka hak qeverin qe zgjedh,keshtu qe me kete qeveri qe kemi jo serbi por kush te kete deshire do ta palloj ket popull dele qe asnjeher nuk e ka kuptuar se familja dhe atdheu jane me te rendesishme se edrama dhe sal berisha.
    Keshtu qe sa here te mendojme per udheheqesit dhe jo per familjen do na shkerdhejn me radh serbet,greket,dhe turqit.

  3. S’keni parë asgjë akoma
    Kokën poshtë dhe bithën në ajër si lalkurv fiku& co.
    Sinistët kanë 300 vjet të paktën që funksinon plani i tyre në gjithë botën.
    Sorra eshtë thjesht një strateg kalimtar që ka arritur shumë sukses në atë drejtim.
    Dmthn shfrytëzimin dhe degradimin e popujve homogjenë.
    Rrallë ka popuj dhe qeveri shtete që nuk drejtohen nga perversë, bithëqirë e lesbiane të sëmura.
    Dhe në ramshurrë-istan mbollët farën e kristaq kurvës…. dhe dobiçë blloku do korrni.
    Gonorre e qelburë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *