• |
ide | kryesore

Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, vjen lëvizja e parë nga Komisioni i Rithemelimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje këtë të premte në orën 14:00.

Kjo është lëvizja e parë e grupit mbështetës të Sali Berishës, vetëm pak orë pasi gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sot në orën 11:10 Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.

Ky vendimi i Gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Po ashtu ndër vendimet e Kuvendit të Sali Berishës ishte shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, ndërkohë që u pezulluan dhe strukturat drejtuese te PD-së, duke nisur që nga Kryesia.



4 Comments

  1. O milet,degjoni e mbani vesh……..!Asnje “marreveshje”,apo asnje kusht,apo asnje kerkese,se kush do marre,e kush nuk do marre pjese ne zgjedhjet e PD.Basha ,shkoi ne te s’emes (megjithese me shume hile prapa),por sot,do e ndjekin edhe shoket qe la prapa ne detyra,pa asnje te drejte detyre,me pederaca,horra e te hurit e te litarit,por vetem jo demokrate reale.Suksese ne jete-……

  2. More Sejamin,po sot cfare do t’i thuash juristit demokrat,qe e kundershtoje,sepse gjoja grupi i reformimit te PD,nuk do njihet,sepse nuk ka baze ligjore???? Ju sorrosianet e thekur,edhe perpara fakteve,kerkoni,te thoni mashtrimet tuaja .Megjithe se u perpoq te te ndihmonte edhe Ylli Rakipi,qe eshte nje trap jo vetem ne juridiksion,por edhe ne gazetari,ti perseri nuk e pranoje shpjegimin ,e qete dhe gjakftohte te demokratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *