• |
ide | kryesore

Zjarrvënie e qëllimshme në Pogradec, digjen 6 makina

-Instant, Lajme, Të fundit


Një zjarr ka përfshirë një servis makinash në orët e para të mëngjesit në Pogradec, duke djegur 6 mjete që ishin të parkuara brenda tij. Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në servisin në pronësi të shtetasit G.P. në Leshnicë, i cili gjithashtu lëshonte makina me qira. Pengu është një emër jo pak i njohur për policinë. Ai njihet si person problematik në fushën e narkotikëve. Në vitin 2008 është proceduar pasi ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë është vënë re se pranë servisit janë afruar disa persona dhe kanë hedhur ndaj tyre benzinë, për t’iu vënë më pas flakën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *