Një aksident i fortë ka përfshirë Mick Schumacher gjatë Q2 të GP së Arabisë Saudite në Jeddah. Një përplasje e dhunshme me murin mes kthesave 11 dhe 12 për pilotin e Haas, që u përplas me barrierat ndërsa udhëtonte me mbi 250 km/orë. Fatale, në dinamikën e aksidentit, ka qenë prekja në bordurë, gjë që ka bërë të ngrihet përpjetë VF-22, duke u bërë e pakontrollueshme për gjermanin. Pas disa çastesh ankthi, me Schumi jr ende në makinë të palëvizur, ndërhyrja e makinës mjekësore shkaktoi një psherëtimë lehtësimi, kur dha lajmin se drejtuesi i mjetit është i ndërgjegjshëm.
We’ve heard that Mick is conscious, out of the car and currently on his way to the medical centre. #HaasF1 #SaudiArabianGP #Quali
— Haas F1 Team (@HaasF1Team) March 26, 2022
Vetë Haas, përmes një postimi në Tëitter, ka dhënë përditësime për gjendjen shëndetësore të pilotit të tyre: “Dëgjuam se Mick është i vetëdijshëm, jashtë makinës dhe aktualisht është në rrugë për në qendrën mjekësore”.


