• |
ide | kryesore

Balla: Po afron data e zgjedhjes së presidentit, zbulohen të mandatuarit për negociatat me opozitën

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla njoftoi se ka nisur puna për zgjedhjen e presidentit të ri. Si hap i parë grupi parlamentar ka caktuar grupin negociator që do të konsultohet me grupet e tjera parlamentare në Kuvend, në përbërje të të cilit do të jenë dhe Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali. Balla theksoi se jo më vonë se në 24 maj duhet të nisë procesi i zgjedhjes së Presidentit.

“Më 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, për çështjet në rend dite kemi diskutuar. Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar se po afron dita ku Kuvendi duhet të ketë kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit. Siç e thotë Kushtetua jo më vonë se 24 maji duhet të vijojë procesi për zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst, PS që ka udhëheqësin e këtij procesi për shkak se është shumica, do të zhvillojë një proces. Ky proces duhet të jetë i hapur konsultimesh, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me mua do të jetë kolegia Spiropali dhe Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare, për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu këto konsultime prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar. Deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete, me një short list të atyre që mund të jenë kandidatë”, tha Balla.


2 Comments

  1. O qelbaniker. Populli do president te popullit me referendum popullor dhe kjo te behet pasi te rikthehet kushtetuta e plote e para 2008.Mos te njihet asnje ndryshim qe ju be kushtetutes nga 2008 deri me sote. Te fillojne demostratat dhe te kerkohen me force kushtetuta e para 2008 ndryshe populli skllav do mbetet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *