• |
ide | kryesore

“Bota nuk mund ‘t’i djegë urat lidhëse’ me Moskën”/ Turqia mikpritëse e raundit tjetër të bisedimeve Rusi-Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet


Megjithëse kanë kaluar 33 ditë nga nisja e mësymjes, Rusia vijon me bombardimet dhe sulmet e shumta në Ukrainë. E megjithatë tentativat për ta mbyllur agresion në mënyrë diplomatike vijojnë. Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira si me Rusinë po ashtu dhe me Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë. Delegacionet e dy vendeve në luftë do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.

“Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi Arakhamia në Facebook.

Po ashtu, këtë të hënë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati një bisedë telefonike me Vladimir Putin, ku i bëri sërish thirrje për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin e sigurimit të armëpushimit”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *