• |
ide | kryesore

69 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike, COVID-19, në vendin tonë.

Nga 986 testime, të infektuar kanë rezultuar 69 qytetarë.

Lajm i mirë është se nuk ka patur asnjë humbje jete nga virusi i rrezikshëm.

63 është numri i të shëruarve, ndërkohë që në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Situata
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Janë 469 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,716 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 986
Testime totale 1,777,766
Raste pozitive 273,677
Raste të shëruara 269,716
Raste Aktive 469
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 239
Vlorë 61
Fier 51
Gjirokastër 34
Durrës 18
Elbasan 17
Berat 14
Shkodër 12
Kukës 10
Korçë 7
Dibër 3
Lezhë 3



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *