• |
ide | kryesore

Haaland, Super League e Messi, Laporta flet për gjithçka: “Nëse do më telefononte për tu kthyer, do isha i lumtur”

-Instant, Sport



Pas një vere të trazuar me lamtumirën e Lionel Messit dhe muajve të parë katastrofik mes La Ligës dhe eliminimit në grupet e Champions League, Barcelona e Laporta e udhëhequr nga Xavi rikuperoi shpejt. Falë talenteve të rinj dhe një merkato të rëndësishme, pavarësisht disa veprimeve të imponuara nga La Liga në lidhje me transferimet, katalanasit kanë qenë ndër skuadrat më të mira të vitit 2022, duke rrëmbyer pikë, fitore dhe gola, përfshirë edhe atë 4-0 të çmendur në El Clasico në shtëpinë e Real Madrid.

Pavarësisht kësaj, gjendja financiare e klubit nuk është e mirë dhe administrimi i Laportës duhet të jetë i matur. Por në Katalonjë duan ende të ëndërrojnë dhe emri i Lionel Messit, asnjëherë plotësisht bindës te PSG, është gjithmonë në modë: “Nëse një ditë Messi do të më telefononte dhe do të më thoshte se dëshiron të kthehet – komentoi presidenti i Barcelonës për RTVE, që për shkak të parametrave të pagave të vendosura nga Liga nuk arritën të rinovonin kontratën e tij – do të flisnim dhe unë do të isha më se i lumtur për këtë”.

Megjithatë, e tashmja dhe e ardhmja blaugrana kanë të bëjnë me lojtarët e tjerë, duke filluar nga Ousmane Dembele që u nxorr në shitje pa sukses në dimër për të fituar para, e më pas e larguan nga skuadra për pak kohë deri kur u kthye nën urdhrat e Xavit si një lojtar i transformuar dhe vendimtar: “Ai e di që ne e duam dhe Xavi ka arritur të gjejë një mënyrë për ta bërë të funksionojë. Ne jemi krenarë për të dhe ai ndihet i vlerësuar dhe, pavarësisht se kontrata e tij përfundon, unë e di se ai është mirë te Barcelona dhe ne do të flasim me menaxherin e tij.”

Ai që nuk duhet të veshë fanellën blaugrana është Haaland: “Isha shumë i qartë – përsëriti Laporta në intervistë -. Institucionet dhe rregullat janë të parat dhe ne nuk do të bëjmë blerje që ndryshojnë sistemin tonë të pagave. Nuk do të përmend emrat e lojtarëve që na interesojnë”.

Në fund, katalanasit, Real Madrid dhe Juventus janë tre klubet që e mbajnë me bindje cështjen Super League në lojë: “Projekti vazhdon dhe ne po e promovojmë. Është një mënyrë për të shpëtuar futbollin europian, është thelbësor”. Kjo përkundër fjalëve të Al-Khelaifi: “Ai me PSG-në, por edhe City, kanë një makinë pas tyre për të bërë para. Ne po e luftojmë këtë sepse nuk mund të lejojmë që futbolli evropian të jetë në duart e shteteve jashtë vendeve të Bashkimit Europian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *