• |
ide | kryesore

Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin/ Lirohet kirurgu Julian Malaj, detyrim paraqitje për mjekun tjetër dhe infermierin

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjekët Bledi Bërdalli dhe Julian Malaj si dhe infermieri Ermal Gjeci, të cilët mjekuan dhe ndihmuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Mjekët akuzohen për moskallëzim krimi, pasi nuk raportuan në polici se kishin mjekuar Dumanin. Në deklarimet e tyre ata kanë thënë se nuk e njihnin atë dhe as kishin dijeni për të shkuarën e Dumanit.

Mësohet se kirurgu Julian Gjeco është liruar. Gjykata ka vendosur për të detyrim paraqitjeje. Kurse për Julian Malajn, ndihmës mjekun është vendosur arrest shtëpie.

Ditën e shtunë, Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg bashkëpunëtorin e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, ndërsa e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini është lënë në ‘detyrim paraqitje’. Përpara trupit gjykues ajo është shprehur se nuk e dinte të shkuarën e Nuredin Dumanit, pasi ai i ishte prezantuar me emër tjetër.

Të gjithë të këta persona u arrestuan pas përplasjes me armë në Elbasan, mes Talo Çelës dhe Dumanit, ku ky i fundit shkoi t’i bënte atentat, por mbeti vetë i plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *