• |
ide | kryesore

Avokati i Alqi Bllakos: SPAK po përpiqet ta bëjë bashkëpunëtor ish-deputetin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Avokati i ish-deputetit Alqi Bllako e shpjegon vonesën prej 12 orësh në dorëzimin e klientit të tij në polici “për shkaqe procedurale”. Në një intervistë në Euroneës Albania, avokati Sokol Hazizaj tha se “vendimi i gjykatës shoqërohet me disa veprime procedurale që duan kohën e tyre”.

Avokati nuk e mohoi përpjekjen e SPAK që ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë.

“Kjo – tha avokati – “është një procedurë standarde e drejtësisë”, por në rastin e ish-deputetit vjen edhe për shkak se “vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë”.

Avokati i ish-deputetit të PS foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos. Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionar i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur pozitë të tillë, është pa kuptim.

“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionar i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën një funksionar të lartë publik”, – tha Hazizaj.

Sipas tij, Bllako në detyrën pranë Ministrisë së Mjedisit ka kryer akte në përputhje me ligjin e nëpunësit civil.

“Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, – tha avokati.

Për punësimin e babait të Bllakos, në një kompani për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Hazizaj tha se ka ndodhur para se Bllako të ishte Sekretar i Përgjithshëm. Alqi Bllako u arrestua në orën 03:30 të datë 1 prill për korrupsion dhe shpërdorim detyre në aferën e inceneratorit të Fierit. SPAK akuzon se ish-deputeti ka kryer falsifikim në rastin e shpronësimit të tokës ku u ndërtua inceneratori. /Euronews.al



3 Comments

  1. Ky eshte nje rrugac i vogel i bandes qe ka qeverisur keto 9 vjet. Opozita duhet te kerkoje hetim nga prokurore europiane per kete ceshtje. Ecja ne kete rruge do nxjere qe cdo tender eshte nje” incenerator” me vehte. GJithe Rilindja urbane eshte gjakderdhje e parave shqiptare te buxhetit. Hetimi i plote i ketyre aferave ben njekohesisht pastrimin gati total te politikes dhe i kthen popullit milionat mbase miliardat e eurove te vjedhura.Mbase nje levizje e tille do e coje shoqerine shqiptare edhe ne BE ne kohe te shkurter. Por SPAK nuk ka mundesi dhe BYTHE t’a coje ne fund kete megavjedhje.

  2. Po ky bythqiri i vogel paska pire 3 cica. Nje here me pd, pastaj lsi pastaj ps. Kur i sheh at e bir sikur me pa dreqin.
    Qelbistani neveri.
    Nqs do vazhdohet keshtu me mire mos te kete Albani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *