• |
ide | kryesore

Fyerje raciste ndaj Koulibaly, Senegali kundër tifozëve të Atalantës: “Idiotë pa tru”

-Instant, Sport


Sulm i ashpër nga Federata e futbollit të Senegalit kundër fyerjeve raciste të drejtuara ndaj Koulibaly gjatë ndeshjes Atalanta-Napoli. “Besnik ndaj zakoneve të tyre të trishtueshme, disa tifozë bergamaskë të Atalantës kanë treguar edhe një herë humanizmin e tyre të paktë, duke artikuluar fyerje të neveritshme dhe raciste ndaj kapitenit dhe liderit tonë Kalidou Koulibaly – ishte reagimi i Federatës së Futbollit të Senegalit -. Këta idiotë të pamend nuk duhet të kenë një vend në stadium”.

“Forca Kalidou, populli senegalez të mbështet me gjithë zemër dhe prezantohet si një njeri i vetëm për të qenë krenar për kurajën tënde, shembullin tënd dhe përkatësinë tënde ndaj racës dhe vendit tonë”, vazhdon deklarata. Fjalë që nga njëra anë dënojnë ashpër qëndrimin e tifozëve të Atalantës dhe, nga ana tjetër, mbështesin qendërmbrojtësin e Napolit.

“Kurajë kapiten, ata nuk do të të arrijnë kurrë. E kë thënë ti vetë gjatë pritjes në Palazzo della Repubblica pas fitores sonë në Kupën e Kombeve të Afrikës. ‘Jemi vrarë, por jo të çnderuar’: Senegali dhe Afrika janë krenar për ty”, përfundon qëndrimi i prerë i Federatës Senegaleze të Futbollit.

ATALANTA: “SJELLJE JO CIVILE, DO TË DËNOHEN”
“Atalanta BC komunikon se çdo sjellje jo në përputhje me parimet e civilizimit dhe edukimit, që është ndjekur gjithmonë nga ky klub, do të kundërshtohet ashpër. Ne nuk duam, e nënvizojmë, t’u japim shikueshmëri subjekteve që nuk kanë asnjë lidhje me mjedisin tonë dhe, për rrjedhojë, pa zhurmë apo përgjithësime, do të veprojmë në zyrat kompetente që imazhi i klubit dhe i qytetit të Bergamos të mbrohen”. Kështu, ka reaguar Atalanta në një deklaratë për shtyp, që u shfaq në faqen e saj zyrtare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *