• |
ide | kryesore

Shakhtar kthehet në fushë, kundër luftës: miqësore bamirësie me Lazion, të ardhurat për Ukrainën

-Instant, Sport



Shakhtar Donetsk ka njoftuar një seri miqësoresh në Europë në muajt e ardhshëm, të ardhurat e të cilave do të dhurohen tërësisht për bamirësi për popullin ukrainas të rraskapitur nga lufta me Rusinë. Mes kundërshtarëve të skuadrës ukrainse është edhe Lazio. Skuadra e trajnerit De Zerbi do të zbresë në fushë më 13 prill ndaj Besiktas, më pas më 19 do të luajë kundër Fenerbahçes. Datat e ndeshjeve me bardhekaltrit, Sevilla, Hajduk Split dhe PSG ende nuk janë bërë të ditura.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Shakhtar Darijo Srna në mikrofonat e Ukraina 24 Tv Channel: “Siç tha presidenti ynë Rinat Akhmetov, do të vijë koha kur ne do të rindërtojmë Ukrainën dhe do të investojmë të gjitha aftësitë dhe mjetet tona në mënyrë që Ukraina të rimëkëmbet dhe të bëhet një vend i fortë dhe i begatë. Jam plotësisht dakord me këtë dhe jam gjithashtu i sigurt se do të jetë kështu”, përfundoi ish-futbollisti i kombëtares kroate.

Një iniciativë të ngjashme ndërmori edhe Dinamo e Kievit pak ditë më parë, me klubin që njoftoi një sërë miqësoresh ndërkombëtare kundër Borussia Dortmund (Gjermani), Paris Saint-Germain (Francë), Steaua Bukuresht (Rumani), Legia Varshavë (Poloni), Barcelonë ( Spanjë), Milan (Itali), Benfica (Portugali), Ajax (Holandë), Sporting Lisbonës (Portugali) dhe Bazel (Zvicër).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *