• |
ide | kryesore

Olivia Rodrigo : Drivers license më ndryshoi jetën

-Instant, Paparazzi, Slider


Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo ka folur së fundmi për këngën e saj, ‘Drivers License’.

Ndërsa ishte në tapetin e kuq në ceremoninë e 64-të Vjetore të Çmimeve Grammy të dielën, këngëtarja u shpreh emocionuar pasi hiti  mori një titull si kënga e vitit.

“Jam shumë e emocionuar ”  tha Rodrigo prezantuesve  Jeremy Parsons dhe Janine Rubenstein. “Unë kam parë Grammy që kur isha e vogël dhe gjithmonë ëndërroja që të merrja pjesë.”Fakti që u nominova në 7 kategori është përtej gjithckaje që kam menduar. Nuk mund ta besoj.”

Këngëtarja më pas vazhdoi rrëfeu se sa shpejt ndryshoi jeta e saj pas lancimit të këngës.

“Javët e para që doli ‘drivers license’ ishin disa nga javët më të çuditshme të jetës sime,”deklaroi Olivia.Ajo kujtoi momentin kur e  kishte dëgjuar muzikën e saj për herë të parë: “Mamaja ime po ecte nëpër lagjen tonë. Ajo  kishte ngjitur një person i cili po dëgjonte në makinë këngën nga dritarja dhe unë thashë: “Kjo është e çmendur” dhe ishte një nga momentet më surreale të jetës sime”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *