• |
ide | kryesore

Ministria Manja zbulon tre vendimet e qeverisë, nga njësia anti-korrupsion tek rregullorja e burgjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zbuloi vendimet që janë marrë në mbledhjen e qeverisë.

Në dikasterin që ai drejton, ishin marrë tre vendime. E para kishte të bënte për miratimin e nivelit të pagave në rrjetin e koordinatorëve të njësisë anti-korrupsion. E dyta me ndryshimet në rregulloren e burgjeve dhe e treta me vendosjen e një standardi të ri për përkthyesit.

“Vendimi i parë ka të bëjë me njësinë antikorrupsion.

Është miratuar niveli i pagave për rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion. Kjo është një shprehje e vullnetit të qartë e qeverisë për të goditur korrupsionin.

Vendimi i 2, ka të bëjë me miratimin e rregullores së burgjeve.

Sot më në fund kemi në fuqi një rregullore të re për burgjet i cili është dokument i rëndësishëm që garanton funksionimin e burgjeve, në përputhje me dokumentet kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu në rregullore kanë gjetur vendin edhe rekomandimin e organizatave ndërkombëtare, si dhe avokati i popullit. Është një rregullore bashkëkohore që e afron Shqipërinë ne BE, edhe në trajtimin e paraburgosurve.

Vendimi i 3 ka të bëjë me procedurën për përkthyesit zyrtarë.

Është një standard i ri, sidomos kur ka të bëjë me takime zyrtare. I njëjti trajtim dhe mbrojte siç marrim për magjistratët”, tha Manja.



11 Comments

  1. Korrupsioni sa vjen dhe ulet dhe kjo vjen si pasoje e masave te marra neper institucione qe ka akoma dhe me shume rregull

  2. Me ane te kesaj reforme kunder korrupsionit drejtesia po denon kedo qe ka faj dhe nuk po mbron asnje qe ju rreshqet kemba

    1. Alma Sot nuk denoen te gjithe ende kemi nje shtet te dobet per fortin dhe nje shtet te forte per te dobetin ku do qe vesh ne car do zyre po nuk pagove nuk merr sherbimin ne Hipoteka ,Spitale , bashki e shume vende te tjera

    1. Drejtesia eshte ende shume larg ne burgje te denuar 90%. jane vetem ata qe jane te keputur nga ana ekonomike. c do dite degjojme vjedhje galopante me tenderat dhe ppp e famshme dhe askush nuk denohet mjafton te kujtosh ÇEZ ,ARMON , Dhe shume dosje qe flene neper sirtare milona euro deme pasojat e te cilave do ndjehen 5 apo 10 vjet me vone nje ralitet i hidhur qe ne jetojme c do dite

  3. Korrupsioni sa vjen e po ulet akoma me shume ne krahasim me qeverisjen me para🙏Qeveria Rama ka treguar qe e vendosni drejtesine pa dallime në njerez.Jeni me te miret👏

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *