• |
ide | kryesore

“Viktimat në Bucha, manipulim mediatik”: ambasadori i klubit të Brojas dorëhiqet pas postimit komplotist

-Instant, Sport



Ish-sulmuesi anglez Matt Le Tissier, lavdia e Southampton, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i ambasadorit të klubit të Premier League pas polemikave të ngjallura për një postim në Twitter për viktimat e Bucha, në Ukrainë.

Ish-konsulenti 53-vjeçar i Sky News ri-postoi një postim në Twitter duke sugjeruar se qindra viktima civile, të gjetura në qytetin e pushtuar prej kohësh nga forcat ruse, ishin në fakt manipulime mediatike. Le Tissier, i cili shënoi 209 gola në 540 paraqitje për Southampton midis viteve 1986 dhe 2002, më pas e fshiu postimin në Twitter dhe shpjegoi se donte të denonconte “manipulimin mediatik”, por nuk mbështeste “asnjë formë konflikti të armatosur”.

Ish-lojtari tashmë kishte bërë bujë disa muaj më parë duke transmetuar mesazhe anti-vaksinimit gjatë pandemisë Covid-19, duke pretenduar veçanërisht, pa asnjë provë, se 15,000 njerëz në Evropë ishin vrarë nga vaksina. Sot, Le Tissier njoftoi se “kishte vendosur të dorëhiqej nga roli i ambasadorit të Southampton. Mendimet e mia – nënvizoi ai – janë të miat, si gjithmonë dhe është e rëndësishme të merret ky vendim sot për të shmangur çdo konfuzion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *