Një sondazh i publikuar nga Euronews Albania që ka marrë në pyetje 1 mijë persona në intervista ballë përballë në Tiranë ka nxjerrë të dhëna interesante mbi atë që po ndodh me kryeqytetin shqiptar.
Pyetjes se “si e vlerësojnë në përgjithësi punën e bashkisë”, 36,7% e qytetarëve të kryeqytetit kanë opinion negativ, 29.5% janë pozitivë dhe rreth 34% janë neutralë.
Bie në sy se si sondazhi ka rrëzuar disa nga kauzat e forta të dyshes Rama – Veliaj. 50.7% e të anketuarve shprehen kundër shembjes së Teatrit Kombëtar që u rrëzua dhunshëm në mes të pandemisë nga fadromat. Vetëm 20% kanë dhënë dakordësinë për këtë akt.
Një tjetër çështje e madhe është inceneratori i Tiranës ku sërish 52% e të anketuarve kanë një opinion negativ për mënyrën si u ngrit e gjithë gjëja. As 14% e tyre nuk japin dakordësinë.
Shpronësimet kanë nxitur mjaft protesta dhe debate. Të tilla ishin ato në Astir, Unazën e Madhe apo zonën 5 maji. 48% e të pyeturve janë kundër ndërsa 27% janë në favor.
Sondazhi tregon se kryebashkiaku më i mirë në 20 vitet e fundit sipas qytetarëve është Edi Rama, i ndjekur nga Erion Veliaj dhe në fund Lulzim Basha.
Ajo që bie në sy është se edhe votuesit e PD-së i japin më shumë mbështetje Ramës se Bashës ndërsa votuesit e PS-së anojnë më shumë nga Veliaj se nga Rama. ©LAPSI.al
Lgbt kane votuar ketu? Se per veliajn vetem ata mund te votojne